Sejko: Performanca ekonomike ok, rritja ekonomike më e lartë

Ekonomia shiptare ka performuar mirë në 6-mujorin e parë, sipas Bankës së Shqipërisë. Madje, guvenatori Gnt Sejko tha se rritja do të jetë më e lartë se pritshmëritë dhe për këtë arsye parashikimet do të ndryshojnë.

“Konsumi dhe investimet private kanë vijuar të rriten në gjysmën e parë të vitit, si rrjedhojë e kushteve të favorshme të financimit, e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së punësimit, si dhe e vijimit të flukseve të larta të investimeve të huaja direkte. Projeksionet tona për rritjen ekonomike të vitit 2017 kanë pësuar vetëm një rishikim të lehtë për lart”, deklaroi Sejko.

Ndërkohë, rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3.9% dhe të dhënat për tremujroin e dytë flasin rritje të kërkesës së brendshme. Në planin afatmesëm ndikimet do jenë pozitive.

“Ekonomia shqiptare duket se po i afrohet gradualisht nivelit potencial, e reflektuar kjo si në rënien e normës së papunësisë ashtu edhe në trendin afatmesëm të rritjes së normës së shfrytëzimit të kapaciteteve. Ky përmirësim ciklik do të mundësojë një rritje graduale të pagave dhe një konvergjencë të marzheve të fitimit të biznesit drejt mesatareve historike”, nënvizoi Sejko.

Guvenatori u shpreh optmist edhe në stabilizimin e kursit të këmbimit, por ndikimet e forcmit të lekut do të ndjehen tek norma e ulët e inflacionit edhe në muajt në vazhdim. Duke analizuar situatën, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në 1.25%.

/ Top Channel

One Response to “Sejko: Performanca ekonomike ok, rritja ekonomike më e lartë”

Read below or add a comment...

  1. Emegranti USA. says:

    Lajmet e mira qe na vine nga institucjonet e shtetit ton, na mbushin me gezim , kur shikojm e degjojm qe fal rreormae qe ka ndermar qeveria Rama, gjat ketyre kater viteve, po e japin efektin pozitiv, ne rijen e punesimit, dhe konsumit te qytetaeve,.
    Akoma me optimist behemi ne kater vitet e arceme, qe qytetaret shqiptar i besuan timonin, kryeministrit Rama, me nje fitore te pa par gjat ketyre 27 viteve.
    Me kete rast i urojm suksese me te medha zotit Rama, per te ber nje qeveri sa me eficente ne ralizimin e rreormave te nisura dhe te atyre qe dote ndermeren, gjithnje ne sherbim dhe ne interes te qytetareve, per ta nxjer vendin ton, nga varferia.

Comment

*