Sektori mikrofinanciar në Kosovë rritet për 24.5 për qind

Prishtinë, 24 dhjetor 2017 – Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se sektori mikrofinanciar në Kosovë ka shënuar rritje të përshpejtuar.

Sipas BQK-së, në qershor 2017, vlera e aseteve të këtij sektori arriti në 169.2 milionë euro, që përbën rritje vjetore prej 24.5 për qind.

BQK vlerëson gjiahashtu se performanca e këtij sektori u përmirësua në krahasim me tri vjetët e fundit, si rezultat i rritjes së theksuar të profitit që u pasqyrua në përmirësimin e indikatorëve të profitabilitetit.

BQK thotë se ka vazhduar punën në operacionalizimin e Politikës për Mbikëqyrje Makroprudenciale, e cila u përpilua në vitin 2016 në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar.

“Në gjysmën e parë të vitit 2017, zhvillimet e përgjithshme të indikatorëve makroprudent në Kosovë ishin të qëndrueshme, pa ndonjë kërcënim për stabilitetin financiar të vendit”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të BQK-së. (r.m.)

Comment

*