Sektori privat në Maqedoni ankohen për korrupsion

Sipas hulumtimit të fundit të realizuar nga agjencia “Rejting”, OSBE-së dhe Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, rezulton se forma më e shpeshtë e korrupsionit ose sjelljes jo etike të biznesmenëve në sektorin privat është shfrytëzimi i lidhjeve politike për marrjen e tenderëve shtetërorë ose biznesit nga ana e shtetit

 

Zejnulla Veseli

Shkup, 2 korrik – Të punësuarit në sektorin privat në Maqedoni më së shpeshti ankohen në korrupsion në sferën e ndërtimtarisë dhe në tregti. Kështu tregoi hulumtimi i zbatuar nga agjencia “Rejting” në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Komisionin shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK).
“Sipas hulumtimit si formë më e shpeshtë e korrupsionit ose sjelljes jo etike shfrytëzohen lidhjet politike ose të biznesit për marrjen e tenderëve shtetërorë ose biznesit nga ana e shtetit”, deklaroi Nikolla Spasov nga agjencia “Rejtingu” në debatin publik që u mbajt sot në Shkup, gjatë prezantimit të rezultateve nga hulumtimi për atë se si qytetarët e shohin korrupsionin në sektorin privat dhe analizën kualitative për masat parandaluese.
Pjesa më e madhe nga të anketuarit në pyetjen “nëse është rritur apo zvogëluar korrupsioni”, janë përgjigjur se relativisht ngadalë po ndryshohen punët në këtë sferë.
Kryetari i Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) Gjorgji Sllamkov deklaroi rezultatet nga këto analiza paraqesin masa shtesë për përkrahje të aktiviteteve të konfirmuara në pjesën e sektorit privat të Programit shtetëror për parandalim dhe represion të korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2011-2015, si dhe mundësisë që të definohen aktivitetet e ardhshme për pengimin e korrupsionit në këtë sferë.
“Nga rezultatet e fituara të hulumtimet mund të nxjerrim disa konkluzione, për masat dhe aktivitetet e këtij programi gjegjësisht të caktohen disa drejtime se në çfarë kahje të zhvillohet në të ardhmen ky aktivitet. Është më së e domosdoshme të rritet vlera e gjobave si masë për parandalimin e korrupsionit më sektorin privat. Mendoj se me shqiptimin e masës së konfiskimit të plotë të mallit nga ana e organeve gjyqësore dukshëm do të ndikon në parandalimin e korrupsionit në sektorin privat. Kur dikujt do t’i marrësh mallin e fituar në mënyrë kriminale atëherë me siguri se do të përforcohet lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Gjorgji Sllamkov, kryetar i KSHKP-së
Shefi i Sektorit për dimension njerëzor në misionin e OSBE-së në Shkup, Markus Rolofs tha se OSBE-ja shikon në korrupsionin si diçka që e rrezikon stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin.
“Për këtë shkak, në bashkëpunim me Komisionin shtetëror për pengimin e korrupsionit, u përqendruam në masat për zgjidhjen e këtij problemi në sferat e zgjedhura, me qëllim që të kontribuohet për politikë më efikase anti korrupsion në vend”, shtoi Rolofs.
Ndërkaq sipas kryetarit të komunitetit të biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov, vitet e fundit në Maqedoni nuk ka ulje te korrupsionit por se në vazhdimësi korrupsioni po shënon rritje duke shtura se shumë kompani ende nuk kanë njohuri se ekziston Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca e cila ka për detyre të pengon arritjen e marrëveshjeve të dëmshme për furnizime publike.
“Edhe me tej biznesmenët e sektorit privat duhet të mësojnë se si duhet në mënyrë etike të parandalojnë korrupsionin gjatë udhëheqjes së biznesit. Korrupsioni është futur në arsim, ndërtimtari, bujqësi dhe varësisht nga lloji i përftimit e nderon formën gjegjësisht e nderon sektorin”, deklaroi Boshkov.
Hulumtimi i “Rejtingut”, OSBE-së dhe KSHPK-së u zbatua nga 15 deri 19 maj të këtij viti te të punësuar në sektorin privat, me ç’rast janë përfshirë edhe pronarë dhe menaxherë në pozita udhëheqëse, respektivisht në gjithsej 800 të anketuar në nivel të Republikës së Maqedonisë.

Comment

*