Selimi: Kompania “Tesla”, e interesuar të investojë në Kosovë

Prishtinë, 19 dhjetor 2016 – Koordinatori Nacional i Fondit amerikan Korporata e Sfidace të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovë, Petrit Selimi, ka bërë të ditur se kompania e mirënjohur amerikane “Tesla” ka shprehur interesim për investime në Kosovë.

Në emisionin “Me Erëzën”, në KTV, Selimi ka thënë se kompania e njohur e milionerit amerikan Elon Musk, e cila prodhon automjete elektrike dhe solucione solare, ka shprehur interes fillestar për bashkëpunim me MCC-në në projektet nga fusha e energjetikës në Kosove.

Ai ka thënë se nga “Tesla” ka pasur një interesim fillestar që Kosova të përdoret ndoshta si model për projekte në fushën e energjisë së ripërtërishme. Mbetet të shihet nëse ky interesim fillestar do të rezultojë me projekt konkret.

Selimi ka thënë se ekipi amerikan dhe ai kosovar i fondit MCC po shikojnë të bashkojnë mjetet me sektorin privat dhe me kompani të njohura. (r.m.)

Comment

*