Selmani: I lumtur për ftesën nga kombëtarja, por fillimisht dua Kupën me Laçin

Futbollistët i hedhin hapat e para të karrierës që në fëmijëri me dy ëndrra, të veshin fanellën e përfaqësueses dhe të fitojnë Kupën e Botës, kjo e dyta është vështirë e realizueshme për Gentian Selmanin, por e para tashmë është kthyer në një realitet të prekshëm. Portieri ndjehet i lumtur për ftesën kuqezi dhe shpreson të ketë disa minuta në dy miqësoret ndaj Kosoves e Ukrainës.

Përpara se t’i bashkohet kombëtares Selmani duhet të përmbushë detyrën me Laçin në një finale mjaft të vështirë ndaj Skënderbeut.

Korçarët vijnë me kurorën e kampionit, por për kapitenin 20-vjecar të bardhezinjve shanset janë plotësisht të barbarta.

Gentian Selmani është cilësuar nga shumë specialistë si portieri më i mirë i sezonit, vetë gardiani ndjehet i vlersuar dhe kerkon vazhdimësi në të ardhmen.SuperSport

Comment

*