Senati amerikan dërgon delegacion faktmbledhës në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta priti delegacionin e kryesuar nga senatori Roy Blunt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dhe bashkëbisedoi me një delegacion të Senatit të SHBA-së, të kryesuar nga Senatori Roy Blunt, të cilët po zhvillojnë një vizitë pune faktembledhëse në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit shqiptar dhe senatorët amerikanë vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin e saj stabilizues në rajon.

Bashkëbiseduesit vlerësuan vizitën në Malin e Zi të Zëvendëspresidentit të SHBA-së Mike Pence dhe mesazhet e tij të qarta mbi çështje të sigurisë rajonale, ato të koordinimit të veprimeve në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Presidenti Meta nënvizoi se siguria është baza e prosperitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë, ndaj bashkëpunimi kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar me SHBA-në dhe NATO-n është vendimtar për të ardhmen e sigurt të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

One Response to “Senati amerikan dërgon delegacion faktmbledhës në Shqipëri”

Read below or add a comment...

  1. Faveid says:

    Nuke jam partiak,,por pare se te behesh president ju kame
    deltuare me fjalen
    Atberore “Bace”.
    Tamni Mr .i nderuar presidet Ilia ,Meta po te urojm gjjith
    te Marta Si president nu e famijes tuaj.
    Prof dr Mr Sender Kodra PhD,kryetare i Academis
    shkencave dhev Artit Shqiptar American perdore
    nje shorehje karakteristike,shume perzemerte e
    domethense
    ”.Nne mal me urime me te Mira per shqiperin e
    boten shqiptar”S.K..
    Mbajeni mire me Americen sic Kane thane:
    “Margimtaret parrot :
    ”Mbahu Nene e mos Ki frik/
    Se ke djemet ne Amerike”\
    Senatoret jane miqe besnik e strategic per
    shqiptaret e shqiperine.
    Vetem nje parti eshte Zorn me dejture
    Por ju besojm do gjeni rruge komunikimi e
    r a z I l l e k( B.Lush Dizdari),mirkuptime
    me partite.
    Nga nje dashamires(student) I nje coloneli Mr.
    Bajram Radeshi,trim dhe inisiator,( leter haptas
    Per privilege, koru’sion ne conferencen e tiranes)
    Mr.Izet
    Durmishi i zgjuare,I mature,i drejte,I thjesht autoritet i
    Pa diskutushem ne te gjitha shtresat e popullit.
    Kish te respect te vacant per shtresen e re te
    intelektualve.
    Sinqerisht
    Favenid
    Prof.M.Struga

Comment

*