Senatori i Shtetit Marty Golden fton Princin Leka në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump

Beqir Sina

Senatori republikan e shtetit Marty Golden, i cili ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar, ka ftuar zyrtarisht Princin Leka, në një letër në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump.
Në ftesë e tij senatori republikan i drejtohet Leka Zogut si “Madhërisë së Tij Princi Leka”, duke i thënë se është nder për të ftuar përzemërsisht si mysafir të tij, mik i zgjedhur, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Ceremoninë Presidenciale, të inaugurimit, të Presidentit Donald J. Trump, më 20 janar 2017 – në Washington DC.

Më tej në ftesën e Senatorit të Shtetit të Nju Jorkut, thuhet se “ Kjo ceremoni është shumë e rëndësishme për vendin tonë(SHBA), për transferim paqësor të pushtetit dhe afirmimin e angazhimit tonë për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

Përveç, kësaj, kjo ceremoni inagurimi mendoj se përcjell edhe një mesazh të qartë edhe për udhëheqësit e tjerë të botës, si ne në SHBA, ne riafirmojmë Amerikën, vlerat e saj dhe angazhimin tonë, për lirinë tonë por dhe lirisë së gjithë botës”.

Së fundi thotë zoti Golden, :“Unë shpresoj se ju keni për ta pranuar me shumë kënaqësi ftesën time për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike.”

prince-letter

Comment

*