Serbia i bindet Kroacisë, zhbllokohen negociatat për Kapitullin 26

Zagreb, 23 dhjetor 2016 – Kroacia ka zhbllokuar sot hapjen e Kapitullit 26 të negociatave të Serbisë me Bashkimin Evropian, ka njoftuar ministri kroat i Punëve të Jashtme, Davor Ivo Shtir.

Shtir në konferencë për media ka thënë se zhbllokimi ka ardhur pasi që janë përmbushur kushtet.

“Janë pjekur kushtet dhe mund t’i largojmë rezervat që i kishim për Kapitullin 26. Po ashtu, dua të them se në kuadër të Kapitullit 23 do të përcillet përmbushja e të gjitha obligimeve lidhur me pakicat kombëtare, me theks të veçantë me pakicën kroate”, ka thënë Shtir, transmeton lajmi.net.

Vendimi i Kroacisë për zhbllokimin e Kapitullit 26 ka ardhur pasi Beogradi e ka nënshkruar marrëveshjen, respektivisht një aneks të marrëveshjeje, e cila ka të bëjë me të drejtat e komunitetit lroat në Serbi.

Shtir e përshëndeti këtë marrëveshje, e cila është nënshkruar ministri arsimit i Serbisë dhe përfaqësuesit e pakicës kroate.

Kroacia e kishte bllokuar hapjen e këtij kapitulli. Ajo kishte thënë se nuk do të lejonte nëtarësimin e Serbisë në BE pa respektimin e pakicës kroate në Serbi. (r.m.)

Comment

*