Beograd, 11 tetor 2018 – Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pas deklaratave të anëtarit të sapozgjedhur të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, kroatit Zhelko Komshiq.
“Anëtari i ri kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ende pa e marrë detyrën ka filluar ta provokojë Serbinë, me deklaratat e tij për Kosovën. Ai beson se Kosova është një shtet i pavarur”, ka thënë Daçiq.
“Bosnja e Hercegovina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nëse ndonjë anëtar i Presidencës nuk e respekton integritetin territorial të Serbisë, duhet ta dijë se po i cenon marrëdhëniet miqësore”, ka theksuar ai.
Ai ka paralajmëruar se deklaratat e tilla mund të nxisin edhe reagime të kundërta në Republikë Serbe.
Daçiq ka thënë se politika e jashtme zyrtare e Serbisë e njeh integritetin territorial të Bosnjës e Hercegovinës, përfshirë këtu edhe Republikën Serbe.
Zhelko Komshiq ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe Bosnja e Hercegovina do të bënin një veprim të mençur sikur ta njihnin pavarësinë e Kosovës. (r.m.)
Bravo zheliko Komshiq qenke gjak kroati intelektuale patriot I square Si
Milan shuflai qe sakrifikoi jete per shqiperinevArberin Albania,
Me respect fade
USA.