Serbia i ka dorëzuar Kosovës hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prishtinë, 14 janar 2019 – Ministri i Drejtësisë në Qeverin e Kosovës i ka marrë dokumentet e hetimeve që janë zhvilluar në Serbi lidhur me rastin e vrasjes së ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të vitit të kaluar.

“Ne i kemi marrë dokumentet të cilat kanë ardhur nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë dhe i kemi dorëzuar në organet kompetente”, ka thënë ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri.

Por, ai ka thwnw se nuk e di për përmbjatjen e kë tyre dokumenteve.

“Ne nuk informohemi për përmbajtjen e tyre”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur edhe për mundësinë e ekstradimit të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është ndër të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit.

Tahiri ka thënë se në rast se nga gjykata dhe prokuroria kërkohet ekstradimi i tij, ai do të veprojë konform rregullave.

“Unë si ministër, nëse do të ndërmarr ndonjë hap për ekstradimin e cilitdo që është i dyshuar, unë do të veproj konform kërkesave që vijnë nga gjyqtarët dhe prokurorët”, ka thënë ai. (r.m.)

Comment

*