Serbia kërkon mbrojtje speciale për kishat e manastiret në Kosovë

Beograd, 9 gusht 2018 – Beogradi do të insistojë që në negociatat me Kosovën të sigurojë status dhe mbrojtje speciale për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Në mesin e kërkesave kyçe të Beogradit në Bruksel do të jetë edhe ajo për mbrojtje të plotë juridike dhe fizike për kohë të pacaktuar për 44 objekte, të cilat konsiderohen si objekte me vlera të veçanta për trashëgiminë kulturore e fetare serbe në Kosovë.

Përveç kësaj, siç zbulojnë burimet e gazetës, pala serbe do të kërkojë që në regjimin e mbrojtjes të përfshihen edhe disa objekte kulturore dhe kisha ortodokse serbe:

Do të kërkohet që në mbrojtje speciale të trashëgimisë serbe të përfshihen edhe Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës dhe Patrikana e Pejës, të cilët janë nën mbrojtje të UNESCO-s, por edhe kishat tjera, siç janë ato në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë, Rahovec. Sipas burimebe të gazetës, Beogradi do të kërkojë mbrojtje speciale edhe për obeliskun e Gazimestanit, Kalanë e Zveçanit, qytetin mesjetar të Novo Bërdës, fshatit Hoçë e Madhe, etj. (r.m.)

Comment

*