Serbia kërkon nga FIFA t’i ndëshkojë Xhakën e Shaqirin

Beograd, 23 qershor 2018 – Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), njoftoi se do të ankohet te FIFA për Xhakën dhe Sheqirin për shkak të paraqitjes së tyre në Kaliningrad, raporton “The Telegraph”.

Sekretari i përgjithshëm i FSS-së, Jovan Surbatoviq, ka thënë se Serbia do të ankohet për shkak se Xhaka dhe Sheqiri festuar golat e tyre kundër Serbisë, duke krijuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenae. Por, i ka përmendur si arsye për ankesë edhe atletet e Shaqirit, në njëren prej të cilave është dizajnuar flamuri i Kosovës.

“Ne mendojmë se u ndëshkuam përafërsisht në minutën e 66-të dhe jemi të sigurtë se do të paraqesim një apel në FIFA”, tha sekretari i përgjithshëm i FSS-së, Jovan Surbatoviq.

“Por, detaji kontrovers në minutën e 66-të nuk është arsyeja e vetme që ne do t’i shkruajmë FIFA-s”.

“Ky është rasti për atletet, për flamujt e shumtë dhe për festimin e dy golave të Zvicrës”, ka thënë ai citon Gazeta Express. (r.m.)

Comment

*