Serbia po mundohet ta përjashtojë Kosovën nga UEFA

Beograd, 3 janar 2017 – Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Slavisa Kokeza, shpreson që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ta anulojë vendimin e UEFA-s për pranimin e Kosovës në gjirin e saj.

Pala serbe ishte ankuar në CAS, duke e konsideruar pranimin e Kosovës si të padrejtë dhe konsideron se janë thyer rregullat dhe statutet e shtëpisë së futbollit evropian në këtë rast.

Tash, serbët po e presin vendimin e CAS-it, me shpresën që të anulohet vendimi i UEFA-s.

“Nuk mund ta komentoj në detaje, por shpresoj që do të jemi në gjendje të luftojmë për të vërtetën dhe drejtësinë, të cilat janë absolutisht në anën tonë”, ka thënë Kokeza për mediet serbe, transmeton zeri.info.

Federata e Futbollit të Kosovës u pranua në UEFA më 3 maj 2016 dhe pas dhjetë ditësh, më 13 maj, u bë edhe pjesë e FIFA-s, duke i dhënë kështu fund izolimit shumëvjeçar. (r.m.)

Comment

*