Serbia pranon zyrtarisht se në Koshare i janë vrarë 108 ushtarë

Prishtinë, 9 prill 2015 – Beteja e Koshares është e njohur si njëra nder betejat me të ashpra të zhvilluar mes ushtrisë dhe paramilitarëve e mercenarëve serbë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo betejë ka rezultuar me fitoren e UÇK-së e cila theu kufirin shqiptaro-shqiptar dhe mundësoi hapjen e një kanali me rendësi strategjike për furnizimin me armë dhe ushqim për zonat e tjera të Kosovës veçmas për atë të Dukagjinit dhe Pashtrikut.

Për betejën e Koshares kanë folur dhjetëra njohës ushtarakë nga Serbia dhe përgjithësisht janë detyruar të pranojnë disfatën e tyre ne fushëbetejë.

Zyrtarisht Ushtria e Serbisë, e cila në 1999 ishte e njohur si Ushtria e Federatës se mbetur të Jugosllavisë, ka pranuar se në Koshare kanë humbur 108 ushtarë, transmeton shifrën Gazeta Express.

Jo zyrtarisht, por publikisht, udhëheqësit e pensionuar të ushtrisë serbe kanë folur për angazhimin që ju kanë bërë disa ruseve dhe rumuneve në radhët e tyre për të luftuar kundër UÇK-së.

Kjo e fundit ka publikuar edhe pamje të asaj kohe që dëshmonin për prezencën e mercenareve dhe paramilitareve të huaj përkrah serbëve në luftën e Koshares.

UÇK-ja nga ana tjetër numëron 113 ushtarë të saj të renë në fushën e lavdisë duke luftuar për çlirimin e Kosovës në rajonin e Koshares.

B.S.

Comment

*