Serwer: Haradinajt po i mungon guximi për demarkacionin

Prishtinë, 13 mars 2018 – Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se mënyra më e shpejtë për të zgjidhur çështjen e Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të ndryshojë qëndrimin dhe ta përkrahë këtë marrëveshje.

“Më duket se Haradinajt po i mungon guximi që ta bëjë këtë. I vlerësoj politikanët me guxim më të madh e nevojë më të vogël për gjëra të parëndësishme”, ka thënë Serwer, për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, transmeton Koha.net.

Profesori në Universitetin amerikan “John Hopkins” mendon se vendet e rajonit punojnë mjaftueshëm kundër njëra-tjetrës, kështu që Rusia s’do të ketë fare nevojë të përzihet.

Sipas Serwerit, Rusia nuk ka hequr dorë nga ambicia që të shkaktojë konfuzion apo edhe “të nxisë përleshje në Ballkan”.

Ai ka thënë se pritet që Rusia të përzihet edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Malit të Zi.

Serwer është i bindur se Moska nuk do të heqë dorë në asnjë mënyrë nga Mali i Zi, e as nga rajoni. (r.m.)

Comment

*