Shala: Hadi Shehu la trashëgimi të vlefshme në artin e kulturën e Kosovës

Prishtinë, 12 mars 2017 – Ministri i Kulturës, Rinisë e sportit, Kujtim Shala, i ka dërguar mesazh ngushëllimi familjes Shehu, me rastin e vdekjes së aktorit të madh Hadi Shehu.

Ministri Shala e ka vlerësuar punën e aktorit Shehu si “trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën tonë”.

Mesazhi i plotë i  ministrit Shala:

 

E nderuar familja Shehu,

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj dhe aktorit tonë të mirënjohur, Hadi Shehut.

Ndarja nga jeta e aktorit Shehu është humbje e madhe për familjen, miqtë, artin dhe kulturën shqiptare, për teatrin dhe filmin e Kosovës, ku Hadiu kontribuoi me devotshmëri dhe la gjurmë të pashlyeshme.

Hadi Shehu dhe puna e tij e palodhshme, janë trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën e tonë, andaj edhe kujtimi për të do të jetë i përhershëm.

E nderuar familja Shehu, miq të Hadiut, pranoni ngushëllimet e mia për humbjen tuaj të madhe.

Kujtim Shala

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit 

Comment

*