Shano: Ramës nuk i interesojnë listat, do të heqë koalicionet

Tiranë, 22 shtator 2020 – Analisti Dritan Shano ka thënë se kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk i interesojnë fare listat e kandidatëve ër zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por synim kryesor i tij është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

“Nuk ka asnjë vullnet të Ramës për t’u marrë me listat. Problemi që ka Rama janë koalicionet. Kjo sepse të gjitha sondazhet e nxjerrin humbës. Do të krijojë çdo vështirësi të mundshme në kampin përballë që të mos humbë thellë. Nuk ka lidhje fare me demokratizimin e sistemit”, ka thënë Shano për ABCnews.

“Synimi i Ramës është heqja e koaliconeve. Nuk ka lidhje fare me listat. Partia Demokratike është e qartë. Do lista 100 për qind të hapura. Koalicionet nuk ka asnjë arsye të preken, për sa kohë që sistemi zgjedhor nuk ka ndryshuar,” ka thënë Shano për ABCneës.

Ndërkohë, në mbledhjen e Këshillit Politik,  opozita e bashkuar ka bërë kërkesë zyrtare që OSBE/ODIHR të jape mendimin për disa çështje themelore për të cilat nuk po bien dakord palët politikr.

“ODIHR është ekspertizë, po diskutojmë për sistem zgjedhor, ambasadorët nuk mund ta bëjnë këtë. Këtë peshë e ka ODIHR. Rama do ta marrë gjithçka në tavolinë. Nuk ka për ta marrë”, ka thwnw Shano.

A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve? Është një nga 5 pyetjet kryesore, të ngritura nga opozita në kërkesën e paraqitur për OSBE/ODIHR.

I pyetur për “njëanshmërinë” në një kohë që në parlament është një opozitë që ka të drejtën e votës, analisti u shpreh, se opozita e vërtetë është jashtë parlamentit.

“Në Parlament nuk ka opozitë…Është produkt i bandave të krimit të organizuar në Shqipëri. E kemi të qartë betejën që kemi kryer dhe atë që do bëjmë. Edhe pse shqiptarët janë gjetur pak në kurth dhe duket sikur nuk u intereson shteti i së drejtës dhe demokracia.

Opozita është një institucion i këtij shteti. Nëse Rama do përdori si element justifikimi që opozita është në parlament, është fare e thjeshte: aty nuk ka opozitë. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë rast. Ata kanë votuar ligje pas ligjesh, si i ka dashur kokrra e qejfit mazhorancës.”

(abcnews.al)

Comment

*