Shaqir Salihu, zëri emblematik i Zërit të Amerikës nga Uashingtoni

Tog fjalshi me atë siglën e veçantë muzikore, që hapte dhe mbyllte radioprogramin e Zërit të Amerikës, me ato fjalët e bukura, diksonin e tyre të veçantë radiofonik, : “Unë ….dhe kolegu im ……nga Uashingtoni….dhe në fund – dëgjuat Zërin e Amerikës nga Uashingtoni -”

 

Beqir Sina – New York

WASHINGTON D.C: Të gjithë ndoshta mendojnë se ai doli në “pension”, por Shaqja, është sot më aktiv se kurrr…..! Shaqir Salihu, i vetmi gazetar nga Kosova, deri at’here, në Zërin e Amerikës, thonë, se tani nuk punonë më “pas-kuintave”, për Kosovën , dhe çështjen shqiptare. Mbasi ai tash del hapur! Ka dalë sheshit…..!

Ai është duke shkruar një libër, që së shpejti ka premtuar se do të na e dhurojë. Por, Shaqir Salihu – nuk mungon as në aktivitet e komunitetit shqiptar. Madje, ai tash që është me një status tjetër, atë të veprimtarit patriot e atdhedashës, është i kudondodhur në veprimtaritë e komunitetit shqiptar, sa në Washington dhe New York.

Këtë fillim viti Shaqir Salihu, ose kosovari i Zërit të Amerikës, siç e njohin në komunitetin shqiptar, emigrantët e vjeter , iu bashkua Vatrës dhe Komunitetit shqiptaro-amerikan në protestën e tyre, për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të zotit Ramush Haradinaj.

Në Uashington, në protestën e zhvilluar përpara ambasadës së Francës, madje, ai mbante një flamur shqiptar, që si thotë ai :” Këtë flamur e kam mbajtur në duar i pari në Kosovë. Ndër, ato vitet e vështira, kur simboli i shenjtë kuq e zi, ndalohej nga regjimi serb. Por, unë studenti i atyre viteve e valvita flamurin kuq e zi në Kosovë. E valvita, i pari në demonstratat e vitit 1968. Më pastaj në Itali dhe në Amerikë me dhjetra herë, për të mos thënë qindra herë, nëpër demostrata dhe festat e 28 Nëntorit, dhe nuk po ndalem edhe tani në pension”.

Shaqir Salihu, këtë vit mbush 75 vite dhe ditëlindjet e tij, tashmë festohen në të njëjtën ditëlindje me Zërin e Amerikës.

Ai ishte 5 vjet më parë njeri prej gazetarëve më të “vjetër” të Shërbimit Shqip, të cilin vetëm pensioni mundi ta largojë nga “Zëri i Amerikës”, se “gjë tjetër” s`ka mundur ta largojë atë, për 30 vjet sa sherbeu aty në Washington.

“Shaqir Salihu, e filloi punën në Zërin e Amerikës, në fillim të viteve 80, pasi kishte ardhur në Amerikë, si refugjat politik nga Kosova. Ndërsa ndjehet i impresionuar, që doli në pension pas një karriere të pasur 30 vjeçare” tha kolegu i tij, i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi.

Teksa, ai tregojë në programin televizivë Ditari, se Shaqja, doli në pension .

”Kur Shaqiri erdhi të punojë për Zërin e Amerikës në Uashington, Shqipëria, ishte e izoluar, ndërsa në Kosovë vazhdonte shtypja dhe diskriminimi ndaj popullatës shqiptare,” thuhej në një koment të Zerit të Amerikës, kushtuar këtij gazetari veteran dhe shumë të njohur, nga kolegu i tij, Ikonomi.

Por , ai ende nuk ka “ikur” nga Zëri i Amerikës, thotë kolegu i tij, sepse trashëgimtari i biri, Ilir Salihu, punon prej disa vitesh në departamentin e teknikës dhe shpesh i takon të punojë edhe për programin Ditari, si producent.

Ndërkohë, që për ne të persekutuarit politik, nga ish-Shqipëria e robëruar, e regjimit të Enver Hoxhës, Zëri i Amerikës, nuk del asnjëherë në “pension”. Mbasi ai ishte i vetmi zë që vinte ka përtej oqeanit, dhe që na “zgjoi nga gjumi”, na mbajti me shpresë, dhe na frymëzoi drejt lirisë, duke e dëgjuar edhe atje në gazermat e interrnimit në Shqipërinë komuniste.

Zëri i tij: “Ju flet Zëri i Amerikës nga Uashingtoni! në programin e mbrëmjes i cili i binte në orën 6 të darkës me orën e Shqipërisë dhe në orën 21 sipas orës në Shqipëri, ishte ai zë që vinte nga larg ashtu si ai “zëri i Penelopës”, në mitologjinë greke me “Serenat e Detit”, një zë nga larg përtej detit, që lindte një mëngjes të bukur, dhe të sillte në zemër një dite të bukur, dhe të mbarë….

Është, shumë e vështirë, sot të kujtojë se sa herë e kam dëgjuar Zërin e Amerikës, dhe në çfarë moshe e kam filluar, ta dëgjojë atë, por mendojë dhe jam i sigurt, se “prej kur fëmija nisë e mbanë mend, u rrita duke dëgjuar vetëm Zërin e Amerikës, BBC shqip, dhe Radio Vatikanin shqip”.

Dhe, natyrisht, që nuk mund të numërojë sesa herë e dëgjoja zërin e Shaqir Salihut, dhe kolegeve të tij, të asaj kohe, por mbajë mend tog fjalshin dhe atë pjesën e veçantë muzikore, që hapte dhe mbyllte radioprogramin e Zërit të Amerikës, me ato fjalët e bukura me dikosonin e veçant radiofonik, : “Unë ….dhe kolegu im ……nga Uashingtoni….dhe në fund dëgjuat Zërin e Amerikës nga Uashingtoni -”

Dhe kështu do të na përcillnin deri në emisionin e radhës që transmetonte Radio programi i Zërit të Amerikës, seksioni i gjuhës shqip, dhe ne e dëgjonim në barangat e errëta, mes skamjes dhe frikës, se po na dëgjonin dhe muret, teksa, une isha i “mbuluar me jorgan ose ndonjë batanije të vjetër, dhe nëna shpesh her lante diçka jashtë të bënte zhurmë e ruante mua”.

Mirëpo, nuk mundem të harrojë edhe dy emisionet e Zërit të Amerikës, për atë kohë, që për ne të presekutuairt politik, në kampet e internimit, ishin e vetmja shpresë, dhe nga ne të gjithë i mbanim sytë, si unë dhe ata mijëra bashkëvuajtësit e mi që qendronim të izoluar në kampet e internimit në Savër, Gjazë, Gradishtë, Grabian, Çermë, Shtyllas, Lubonjë e Libofshë.

Pothuajse, në çdo mëngjes kur bëhesh apeli (leximi i emrave të të internuarve), nuk kishte ditë që të mos përhapej “vesh më veshë” lajmi se regjimi i Enver Hoxhës, së bashku me regjimet e tjera komuniste, po “lëkundeshin”, dhe era e lirisë po frynte në Kosovë, etrojet shqiptare, qysh me demonstratat e vitit 1964, dhe ato që kulmuan në të gjithë Kosovën në 1981-in.

Nuk kishte ditë, që të internuarit të mos merrnin ndonjë lajmë, që u hapte atyre zemrat e lirisë, sepse ishte “Zëri i Amerikës”, për shtresën e të presekutuarve politik, e vetmja liri dhe ëndërr, që kishin të presekutuarit, ndërkohë, që lajmet nga Uashingtoni, ishin oksigjeni dhe ushqimi i përditshëm, jo vetëm i imi por dhe i atyre mijërave bashkëvuajtësve të mi – fatkeq nëpër kampert e interrnimit.

Ndërsa, sot, kur flas për Zërin e Amerikës, që festoi 75 vjetorin e seksionit Shqip, ditë më parë, aty ku edhe Shaqir Salihu, nga Kosova, ka shërbyer me profesionalizëm, vullnet dhe ndershmëri, do të veçoja dy prej tyre.

Kujtojë, sot atë lajmë që kam dëgjuar në shtëpinë time, për her të parë kur isha vetëm 6 vjeç.

Xhaxhai i ndjerë, Musa Sina, kishte një radio të vjetër polake, dhe kishte dëgjuar lajmin nga Zëri i Amerikës, se të premten më 22 nëntor 1963 , ishte vrarë Presidenti i SHBA John Kennedy. Ai erdhi dhe i tha nënës së tij, se sipas lajmeve, duket se “komunistët” rusë nëpërmjet Kubës, e vranë Presidentin e Amerikës, ose agjenturat e tyre, dhe, se gjendja tani mund të ndryshojë edhe këtu tek ne.…duke filluar me arrestimet si vepronte Sigurimi i Shtetit në atë kohë. Sa herë kishte ndonjë ngjarje të madhe në pernedim niste vala e arrestimeve dhe interrnimeve, …..

Kur isha vetëm 15 vjeç, dhe kur plasi skandali i “Watergate” dhe Presidenti Richard Nixon, dha dorëheqjen, lajmëroi në atë mbrëmjen e 1972, Zëri i Amerikës, të nesermen ne të persekutuarëve, sikur na “vdiqën” shpresat e mëdha, mbas asaj vizite historike, të të parit Sekretar Shteti në Kinën komuniste të Henry Kissinger.

Mirëpo, tash 27 vjet mbasi ai rregjim u rrëzua, kur nuk do ta besoja dhe as qe e kisha menduar ndonjëher, që Zërin e Amerikës, zërin që na mbajti gjallë me zërin e saj, të shpresës, lirisë e demokracisë për aq vite që ne vuajtëm atë rregjim të egër, do ta dëgjoja dhe do ta shifja sot, këtu nga Washingtoni.

Këtu, nga “Shtëpisë së Lirisë dhe Demokracisë”, do të njihja me disa kolegeve edhe Shaqir Salihun, ( ose Shaqen si i thërrisnin shpesh herë kolegët e ti)aty tek Zëri i Amerikës, ku ai shërbeu për 30 vjet.

Andaj edhe gjej rastin që në këtë 75 vjetor, Shaqir Salihut, t’i uroj nga zemra të ketë vite më bukura, më të lumtura dhe më të begatë, me gjithë familje.

Ndërkohë që kolegëve të tij në Zërin e Amerikës, në këtë 75 vjetor, u urojë ditëlindjen – për Zërin e këtij programi dhe emrin e kësaj “shtëpie” informacionesh të besueshme dhe që është bërë e vetmja shpresë e lirisë dhe demokracisë në botë, për popujt anembanë botës, dhe që janë ende në thundrat e regjimeve komuniste, ose të bijëve të komunizmit, sidomos në Shqipëri.

10247425_700282073370049_4840425364907967127_n 10300241_1437054796553971_6870184527808540257_n 11863487_1616838871908895_4983042355641490308_n 15966122_1809656222627158_4848606861987290686_n 1978892_700280160036907_5305073643177056172_n 947235_524999224225363_553035718_n 603944_1394361997489918_396385437_n

Comment

*