SHBA: Braktisni idenë për shfuqizimin e Speciales!

Prishtinë, 12 janar 2018 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë bërë thirrje sërish palës kosovare që të heqë dorë përfundimisht nga ideja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Një gjë të tillë më përpara e kanë kërkuar edhe shtetet e QUINT-it. Madje para dy ditësh në Kosovë ka ardhur edhe një delegacion franko-gjerman pas shqetësimeve për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara.

Ky delegacion ka zhvilluar vizita me krerët institucionalë (kryeministrin Ramush Haradinajn e Presidentin Hashim Thaçin), por institucionet përkatëse nuk kanë dhënë detaje se për përmbajtjen e bisedimeve.

Pos krerëve të institucioneve, delegacioni ka zhvilluar takime edhe me drejtursit e dy partive opozitare, LDK-së e LVV-së.

LDK-ja ka njoftuar se gjatë takimit me emisarët kanë shprehur brengosjen e thellë të Berlinit dhe të Parisit për idenë e shfuqizimit të Speciales, nga LVV-ja kanë thënë se atyre u janë përcjellë qëndrimet e këtij subjekti mbi padrejtësinë e kësaj Gjykate, shkruan Zëri.Info. (r.m.)

Comment

*