Uashington, 1 shkurt 2021 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar puçin ushtarak në Mianmar.
“Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësim të thellë lidhur me raportimet se ushtria e Burmës ka arrestuar udhëheqës të shumtë të qeverisë civile dhe tës shoqërisë civile. Ushtria duhet t’i ndalojë menjëherë këto veprime”, ka thënë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
The United States expresses grave concern regarding reports the Burmese military has detained multiple civilian government and civil society leaders. The military must reverse these actions immediately.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 1, 2021
“Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çdo përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit ose për të penguar tranzicionin demokratik në Mianmar dhe do të marrin masa kundër atyre që janë përgjegjës nëse nuk ndalohen këto veprime”, thuhet në deklaratën e tij në Twitter.
Blinken ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e popullit të Mianmarit “për demokraci, liri, paqe dhe zhvillim”.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje udhëheqjes ushtarake të Mianmarit për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje përmes dialogut paqësor. Ai e kza dënuar me forcë arrestimin e lideres politike Aung San Suu Kyi, presidentit U Win Myint dhe udhëheqësve të tjerë politikë, në prag të sesionit të ri të parlamentit të Mianmarit.
(r.m.)