SHBA: Gazi nga Shqipëria çliron Europën nga varësia e Rusisë (zë)

Në Tiranë zhvillohet takimi i vendeve, projektuesve dhe ekspertëve të përfshirë në projektin “IAP”, që besohet të përfundojë brenda vitit 2020

Denion Ndrenika

Ambasadori amerikan Donald Lu tha se gazsjellësi “Adriatiko-Jonian” i njohuri si “IAP” do ta çlirojë Europën nga varësia e gazit rus.

Në Tiranë zhvillohet takimi i vendeve, projektuesve dhe ekspertëve të përfshirë në projektin “IAP”, që besohet të përfundojë brenda vitit 2020.

Për ambasadorin amerikan Lu, Shqipëria ka rol kryesor në korridoret e gazit që siç theksoi lidhet me pushtetin.

Ballkani, theksoi zoti Lu, njihet për luftërat mes fqinjëve, ndaj gazsjellësi “IAP” ka rëndësi për bashkëpunimin e vendeve ballkanike dhe sigurinë me mbështetjen amerikane.

“Luftojmë për korridorin e gazit sepse gazi ka të bëjë me pushtetin. Gazsjellësi IAP do të ndihmonte për çlirimin e Europës nga varësia porej gazit të Rusisë. Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, ndaj gazsjellësi IAP ka rëndësi për bashkëpunimin e vendeve ballkanike dhe sigurinë me mbështetjen amerikane”-tha zoti Lu.

Projekti “IAP” është degëzimi në Shqipëri i gazsjellësit “Trans Adriatika Pajplajn”, ndryshe “TAP” për Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbëhstetur kurdoherë korridorin e gazit sikurse linjën e interkonjeksionit Greqi-Bullgari, që do të shtojnë burimet e ndërthurura të energjisë në Ballkan”-shtoi ambasadori amerikan

Kurse, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin theksoi se nga “IAP”- mund të përfitojnë të gjithë vendet:

“Këto projekte si “IAP”-i janë mundësi e mirë për ndërthurjen e njohurive dhe teknikave. Bashkimi Europian është është muskuli i projektit. Përfitimet janë të përbashkëta për Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor që varet nga ky projekt. Bashkimi Eurpian dhe Ballkani kanë nevojë për pavarësi energjetike, ndaj nuk mund të mbështetemi vetëm te energjia ujore”.

Shqipëria shpenzoi thuajse 60 milionë euro apo mbi 80 milionë dollarë për energjinë në muajt e kësaj vere të nxehtë, ndërsa gazi garanton më pak pagesa.

Comment

*