SHBA i kërkon maqedonasve ta formojnë sa më shpejt qeverinë

Diplomati Hoyt Brian Yee i ka ftuar të gjitha palët në Maqedoni të jenë të hapura ndaj kompromisit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit, ishte mesazhi i qartë për Shkupin nga zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane e Euroaziatike, Hoyt Brian Yee (Hojt Brajan Ji).

Zoti Ji i ka ftuar të gjitha palët në Maqedoni të jenë të hapura ndaj kompromisit dhe të formohet sa më parë qeveria e re paszgjedhore.

“Shpresoj sinqerisht që Presidenti maqedonas do u krijojë deputetëve mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre për këtë dhe partitë që ata përfaqësojnë, e të krijohet sa më parë ekzekutivi sepse vendit i nevojitet qeveri që do të vazhdojë dhe kryejë proceset e filluara në kuadër të procesit paraqasës të BE-së”, ka thënë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit.

/ Top Channel

 

Comment

*