SHBA konfirmon se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi

Uashington, 12 prill 2017 – Një zyrtar i lartë në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se ka pasur raportime të besueshme se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e tetorit të kaluar në Mal të Zi.

Ky zyrtar i ka thënë agjencisë “Reuters” se SHBA është shumë e shqetësuar në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Malin e Zi.

Më 15 tetor të vitit të kaluar, ish-komandanti i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq-Bata, dhe të paktën 15 persona të tjerë u arrestuan në Mal të Zi.

Arrestimet pasuan mbi dyshimet se ata kishin planifikuar në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të kryejnë akte terroriste, konflikte të armatosura madje edhe likuidime, duke nisur nga kryeministri i atëhershëm, Millo Gjukanoviq.

Më vonë u konfirmua se grupi i Dikiqit ishte financuar nga Rusia që të parandalojë fitoren e Gjukonoviqit dhe forcave demokratike në Mal të Zi, në mënyrë që vendi fqinj i Kosovës mos të anëtarësohet në NATO. /Lajmi.net/

Comment

*