SHBA mbyll ambasadën dhe konsullatat e saj në Turqi

Ankara (Turqi), 20 dhjetor 2016 – Pak orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, një tjetër përfaqësi diplomatike është vënë në shënjestër të një sulmi të armatosur në kryeqytetin turk.

Një person ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt Ambasadës Amerikane, në orët e para të mëngjesit të së martës. Krahas të shtënave, ai ka brohiritur: “Betohem në Zot se ju nuk do të luani më me ne!”

Sipas raportimeve të mediave turke, policia ka arritur ta neotralizojë me shpëjtësi agresorin.

Menjëherë pas këtij incidenti, përfaqësitë diplomatike amerikane në Turqi, Ambasada në Ankara dhe konsullatat në Stamboll dhe në Adana kanë njoftuar mbylljen e tyre për ditën e sotme, 20 dhjetor.

Autoritetet turke kanë thënë se po hetojnë rastin, ndërkohë që shkaqet dhe autorësia e tij mbeten të paqarta.

Sulmi ndsaj Ambasadës Amerikane ndodhi pak orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov.

Karlov u qëllua 8 herë me pistoletë gjatë fjalës që po mbante në një ekspozitë arti pamor të titulluar “Rusia në sytë e turqëve” në Ankara./ Top Channel/

Comment

*