SHBA ndërpret thuajse 1 miliard USD ndihma për sigurinë në Pakistan

Uashingtni nuk qartësoi nëse fondi i përafërt 1 miliardë dollarë përfshin edhe ndërprerjen e 900 milionë dollarëve për operacionet kundër terrorizmit

Denion Ndrenika

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp njoftoi pezullimin e ndihmave për Pakistanin si përgjigje ndaj dështimit të arrestimit të individëve dhe grupeve terroriste islamikë.

Uashingtoni tha se qeveria në Islamabad nuk do të marrë thuajse 1 miliardë dollarë ndihma nga Shteteve e Bashkuara të Amerikës.

Përjashto rastet kur do të ketë kërkesë ligjore, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se nuk do ta lëvrojë ndihmën për Pakistanin për çështje të sigurisë.

Megjithatë, nuk u qartësua nëse fondi i përafërt 1 miliradë dollarë përfshin edhe ndërprerjen e 900 milionë dollarëve për operacionet kundër terrorizmit.

Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se Pakistani nuk arriti të arrestojë grupet terroriste brenda kufijve të tij.

Zëdhënësja Heather Nauert tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin pajisje ushtarake dhe as do të transferojnë fonde për sigurinë në Pakistan.

Gjithashtu nuk do të ndërpritet pezullimi i 255 milionë dollarëve për ushtrinë pakistaneze i vendosur që nga muaji gusht 2017 si masë presioni që Pakistani të ashpërsonte luftën kundër elementëve terroristë.

Comment

*