SHBA në KS OKB: Gati për vazhdimin e operacionit në Siri

Nju Jork, 8 prill 2017 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amëerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka deklaruar se SHBA është e gatshme për vazhdimin e operacionit ushtarak në Siri.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Haley ka thënë se SHBA është në gjendje të bëjnë edhe më shumë në Siri, por ka shfaqur shpresën se kjo nuk do të jetë e nevojshme, raporton Reuters.

“Britania e Madhe e mbështet plotësisht aksionin e SHBA-së, i cili është oërgjigja adekuate për krimin e tmerrshëm të luftës. Por, tani është koha për procesin politik”, është shprehur ambasadori britanik, Matthew Rycroft.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vladimir Safronkov, ka deklaruar se, me sulmet në Siri, SHBA e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Në mendojmë se ky sulm përbën shkelje flagrante të së drejtë ndërkombëtare dhe akt agresioni”, është shprehur zëvendës-ambasadori rus në OKB, Safronkov. (r.m.)

Comment

*