SHBA ngre shqetësime për zgjedhjet në Bosnje

Uashington, 9 tetor 2018 – Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin për, siç thanë, “mangësitë” në procesin zgjedhor në Bosnje, por theksuan se “mbeten të përkushtuara për një Bosnje të qëndrueshme dhe të begatë”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se shqetësimet kanë të bëjnë me saktësinë e regjistrimit të votuesve, paanshmërinë e vëzhguesve zgjedhorë, qasjen e barabartë në media dhe keqpërdorimin e burimeve publike.

Ajo nuk e bëri të qartë se çfarë saktësisht qëndron pas shqetësimeve të ngritura.

Në zgjedhjet e 7 tetorit në Bosnje, nacionalisti serb, Millorad Dodik, i cili ka bërë thirrje për ndarjen e Bosnjës, ka fituar ulëse në presidencën trepalëshe të shtetit, së bashku me kandidatin boshnjak, Shefik Xhaferoviq, dhe kroatin Zhelko Komshiq.

Agjencia e lajmeve AP njoftoi se kundërshtarët e Dodikut po kërkojnë rinumërim të votave, për shkak të, siç thuhet, “mospërputhjeve të shumta”.

(REL)

Comment

*