SHBA ofron prok. federalë, ndiqet “Tahiri”, “Shullazi”, “Berisha”, “3 Gjyqtarët”

Pas takimit që zgjati rreth një orë e 30 minuta me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu bën një deklaratë të fortë.

I pyetur nga BalkanWeb nëse në këtë takim janë diskutuar çështje të korrupsionit të nivelit të lartë, siç është ajo e Saimir Tahirit, Lu komentoi se SHBA-të kanë ofruar mbështetjen e tyre me prokurorë federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara.

 

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet.

Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës.

Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.BalkanWeb

One Response to “SHBA ofron prok. federalë, ndiqet “Tahiri”, “Shullazi”, “Berisha”, “3 Gjyqtarët””

Read below or add a comment...

  1. dahamiri dr. says:

    Si ide e mire .por a mundet qe American te ndjek ceshtje.??
    Jane problem te koklavitura.??
    Me lehte ka qene kur niskn punet
    Por kryeministri per kauzen e estetikes filloj dinamitin,
    tritolin,ne mes qyteteve???
    Persse ???Me I fute friken popullit.
    Kudo ka. Ndertime qe I shmang shteti.
    Nuke perish ndertesa
    Posht trend ajrore ne Brooklyn,bronx qeeins merre
    kthesa 90-180 grade vtem mos me perish. Ndertesa
    Prane nje palleti 50-60 katesh eshte nje ndertes nje katshe..
    Tani hajde paguaaje populli pallatet qe u shumeb
    Si Fiore m a d h e s h t o r e ,
    e policies e institucioneve ?
    Kjo e te tjera si kjo duhet ti marring?????-?
    beni vetingun e prokurorise e pergjithshme PROVIZoRE.,
    Shqiperia ska prokurori.shtetit?
    po pse ???Ajo eshte police e ministries brendshme
    sic edhte drejtoria r komunaler e min.x.

    Nje gure provizore nuke bene mure.

    Z.Parlamentaere beni se e vetingun e prokurorise
    gjykatave
    Te ndiqet penalisht drejtori I pergjithshe I
    I policies
    Shkarkimi ka qellim me mbylle plaget corruptive ,crimit l.
    Gjyqtare Jane gjynaqare,,shullazi asgje fare, berisha
    I ri eshte nuke I peshqite e mdhej ologarjet del’putet ministrat
    Zv ministry.
    cirinkatt Jane te Volga dhe nuke mund te demttojne
    Lugertrite sulmoni..
    “‘NUK ke c’fare ti besh kalit e bjeri samari”’???

Comment

*