SHBA shpreh keqardhjen për miratimin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese

Deklarata nga ambasada amerikane në Tiranë pasi Kuvendi me 1o6 vota të socialistëve qeveritarë të kryeministrit Edi Rama dhe opozitarëve zëvendësues miratoi pa konsensus ndryshime kushtetuese të lidhura me reformën Zgjedhore

🇦🇱 | Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik.

Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore.

Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit.

Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve.

Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.

Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar.

###

🇺🇸 | On July 23, Parliament adopted legislation to codify the June 5 agreement on electoral reform, which was achieved in a transparent and inclusive manner through the Political Council. Today, Parliament adopted amendments to the Constitution that will enable additional measures for electoral reform. While this action was within the competence of Parliament, it is regrettable that it was not undertaken in the same spirit in which the June 5 agreement was achieved. We remind the majority of their statements that despite today’s action in Parliament, they intend to engage with all parties in the Political Council in good faith with the aim of reaching agreement on implementing legislation regarding open list and coalitions. We understand the disappointment of the United Opposition, while welcoming their determination to remain engaged in democratic institutions and processes, including the Political Council, so that the voices of all Albanians will be heard. We repeat that we will hold leaders to their word. As they did in achieving the June 5 agreement, Albanian leaders must demonstrate their willingness and ability to negotiate agreements that put the best interests of the Albanian people first.

Comment

*