Shqipëria vend me korrupsion, tranzit drogash, i rrezikshëm për pastrim parash

Sipas raportit nga Departamenti i Shtetit të marsit 2017, në Shqipëri lehtësisht mund të bëhet pastrimi i parave të drogës dhe ku korrupsioni është i shfrenuar

Denion Ndrenika

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Shqipëria është burim i rëndësishëm për drogën në tregjet europiane, për marihuanën si dhe rrugë për kokainën dhe heroinën.

Një pasqyrë të gjendjes së Shqipërisë për vitin 2016 e publikoi Uashingtoni për drogën dhe pastrimin e parave në mars 2017.

Raporti i Departamentit të Shtetit vëren se pothuajse dy milionë e gjysëm rrënjë bimësh narkotike janë shkatërruar nga policia si dhe janë zbuluar më shumë se dy mijë sipërfaqe toke të mbjellë me kanabis.

Ndërkaq raportohet që gjithsej të jenë kapur rreth 7 kilogramë drogë kokainë dhe 57 kilogramë drogë heroinë.

Autoritetet amerikane thonë se Shqipëria është një vend ku lehtësisht mund të bëhet shpëlarja e parave të drogës dhe me korrupsion të shfrenuar.

Shqipëria sipas raportit, është tranzit për trafikun e armëve, qenieve njerëzore, drogave, kontrabandës dhe i rrezikshëm për shpërlarjen e parave.

Të ardhurat më të mëdha në Shqipëri rrjedhin nga tafiqet, mashtrimi, korrupsioni i zyrtarëve, me krim që investon shpesh paratë e pista në prona të paluajtshme dhe projekte biznesi.

Tregu i zi lulëzon për celularët, duhanin, bizhuteritë, me import të mallrave të lartë dhe kontrolln e doganave të dobët.

Comment

*