SHBA: Shumë të vrarë në një aeroport ndërkombëtar, në Florida

Një burim i policisë ka konfirmuar të shtëna në Aeroportin ndërkombëtar “Hollywood”, në Fort Lauderdale, Florida.
Sipas informacioneve të para 5 vetë kanë vdekur dhe 8 kanë mbetur të plagosur. Një person ndodhet në pranga.
Ngjarja është ende në zhvillim.
Ngjarja ka nxitur rritjen e sigurisë në nivelin maksimal, në Aeroportin në Miami, po edhe në pikat qendrore të vendit.
“Nuk kemi prova për momentin nëse ka pasur bashkëpunëtorë, apo ka vepruar vetëm. Ai është në pranga dhe po hetojmë”, u shpreh kryetarja e kontesë Broward, Barbara Sharief.
Senatori nga Florida, Bill Nelson ka identifikuar vrasësin si 26-vjeçari Esteben Santiago, ë cilit iu gjend edhe një letërnjoftim ushtaraku në trup. (Illyria)

Comment

*