SHBA: Vaksina mund të jetë gati në fund të tetorit

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA, (CDC) ka njoftuar shtetet te behen gati per shperndarjen dhe administrimin e vaksinës për COVID-in, duke filluar nga fundii tetorit.
Lajmi i dhënë nga NPR dhe The New York Times që siguroi kopjen e dokumentit, paralajmëron një arritje në kohë rekord për teknollogjinë mjekësore amerikane.
Nga ana tjetër për ironi të fatiti, ka pasiguri si kurrë më parë nga ana tjetër lidhur me pranimin e vaksinimit. Kjo për shkak se ka shumë keqinformime në mediat sociale si dhe teori konspirative lidhur me koronavirusin dhe angazhimin për gjetjen e vaksinës. 60% e amerikanëve të anketuar kanë thënë se do ta pranojnë vaksinën. 35% kanë thënë do ta refuzojnë.
Ndërkohë, disa kritikë dyshojnë se Administrata Trump po kapërcen etapa të nevojshme të procesit shekncor për ta sjellë vaksinën përpara datës së zgjedhjeve, pa garancitë e duhura për shëndetin e njerëzve. Nuk përjashtohet që çështja të kthehet përsëri në një cirk politik. Klima nuk mund të jetë më e keqe, se çdo gjë po politizohet në javët e fundit të fushatës.
Gjithësesi, nëse ndodh vërtet do të ishte një arritje e madhe teknologjike, në kohë rekord. Disa laboratore studjuesish në disa firma e vende të botës po nxitojnë ta fitojnë garën. Për disa është edhe punë nacionalizmi, interesi financiar, famë personale e profesionale. Shumica e njerëzve nga ana tjetër thjesht duan të rikthehen në jetën normale. (Ruben Avxhiu)

Comment

*