Shehi: Presidenti të marrë rolin e interlokutorit

Tiranë, 16 mars 2019 – Ish-deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka komentuar tubimin e sotëm dhe masat që mund të merren në të ardhmen.

Ai komentoi edhe rolin e presidentit Ilir Meta.

“Shqipërisë i duhet një njeri interokultor. Ia ka dhënë kushtetuta, e ka të detyrueshme. Kush do e bëjë detyrën si president kur vendi është në krizë”, është shprehur Shehi, citon Gazeta Shqip.

Lidhur me akuzat e kryeministrit Rama se ata që protestojnë sot janë disa rrogëtarë, Shehi theksoi se rrogëtarë janë ata që i ka mbledhur Rama, ndërsa protestuesit janë hallexhinj.

“Unë besoj që është e kundërta. Ata që ka mbledhur Rama sot janë rrogëtarë.  Këta janë hallehinj që ia ka sjellë në majë të hundës. Prandaj kanë dalë”, ka thënë ai.

I pyetur se a duhen djegur edhe mandatet e këshilltarëve të bashkive, kreu i LZHK-së ka thënë se mandatet e tyre tashmë nuk kanë kuptim.

“Nuk ka më kuptim. U dogjën mandatet e deputetëve e të rrinë këshilltarët. S’ka më kuptim. Unë do t’i kisha hequr”, ka thënë ai. (r.m.)

One Response to “Shehi: Presidenti të marrë rolin e interlokutorit”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Ilir Meten-Presidentin e Shqiperise, ne situaten aktuale dhe pozicionim te gjendjes se krijuar,Nuk I jep rast, e as forme e fuqi politike,shteterore e kombetare qe, Iliri te luaje rolin unifikues e Kushtetues ndaj gjendjes se krijuar,sepse, Ilir Meta, Zonjen e pare e ka ne ball te Portestes,nga del se, ajo eshte nder krijuesit e kesaj gjendje kaosi vetem per leverdi e interesa grupore,personale e klanore partiake.Kush te perfitoj apo te rikthej nje kaos te dikurshem, te rikthej nje varferim te shqiptareve dhe te rimarr pozicionet e humbura nga deshtimi I premtimeve npara sovranit,Apo, Kush te mbroje pozitat e fituara me besimin e mbi 51% te sovrani,qe asnjehere , jo vetem ne Shqiperi,por edhe ne shume vende te tjera,nuk ka ndodhur,Tash pozitaret me arsye mundohen ta mbajne qeverisjen deri sa kane mandatin e sovranit.Keto hallakama, qe subjketet pozitare e opozitare I bejne ne Shqiperi, jane te demshme vetem per shtetin dhe popullin shqiptar,Jane qellim dhe pengese per intergim te shqiperise.Jane danka ndaj vlerave shpirterore,materiale e kombetare,qe Shqiperine nuk e leshojne te eci rruges se zhvillimit dhe perpaimit shteteror e kombetar..

Comment

*