Shehi: Qytetarët reagojnë kur rëndohen me taksa

Tiranë, 11 prill 2018 – Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në “Byro Politike”, ka folur rreth protestës së biznesit të vogël kundër TVSH-s.

Shehi ka thënë se shqiptarët duhet të reagojnë siç reagojnë qytetarët kudo kur rëndohen me taksa të reja.

“Duhet të reagojmë ndaj të keqes. Shqiptarët duhet të reagojnë si të gjithë të tjerët kur rëndohen mbi një pagesë, qoftë taksë, qoftë tarifë. Lekët janë lekë”, ka thënë deputeti Shehi.

Ai ka thënë se për shkak të reagimit në lidhje me taksën e qarkullimit në Rrugën e Kombit edhe Shqipëria po hyn në rrugën europiane.

“Duke filluar nga rruga e Kukësit, se kjo ishte e para, po hyjmë dhe ne në historinë europiane dalëngadalë, se kur rëndohen me një taksë të re, qytetarët reagojnë”, është shprehur Dashamir Shehi, transmeton abcnews. (r.m.)

 

Comment

*