Shehi: Skënderbeu do të ecë përpara në grupet në Ligën e Europës

Rekordmen i ndeshjeve të zhvilluar në kampionatin shqiptar me mbi 600, Orges Shehi beson kualifikimin dhe pas humbjes 1-2 në fushën e Mllada Boleslavit

Bisedoi: Nderim Goci

Pavarësisht humbjes së pasur me rezultatin 2-1, ndaj Mlade Boleslav, në fushën e kësaj të fundit, skuadra bardhe kuq shpreson te kalimi e turit të tretë. “ Pavarësisht humbjes, skuadra jonë ka potenciale për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes.

Një gjë e tillë e bazoj te forca që ka skuadra” tha një nga futbollistët më cilësor jo vetëm të skuadrës korcare dhe I skuadrës kombëtare, Orges Shehi.

-Përshëndetje!

-Faleminderit dhe juve që më jepni mundësinë të shrehem në gazetën tuaj.

Nga shtypi I ditës jemi informuar se pas ndeshjeve te kupës “ Europa League”, do të tërhiqeni nga futboll i luajtur. Pse?

Sigurisht që po. Cdo filim e ka dhe nje fund. Unë gjatë karrierës time sportive kam fituar shumë jo vetëm tituj kampionë, kupe apo superkupe, por dhe kam ndjerë kënaqsinë pasi kudo ku kam luajtur jam respektuar.

Cili do të jetë Orges Shehi pas tërheqjes nga futbolli …?

Unë kam investuar shumë në sport dhe në të ardhmen do të jemë pjesë e sajë . Dhe pas lënies së futbollit të jemë pjesë e klubit Skënderbeu. Me këtë skuadër kam fituar shumë tituj kampionë dhe e ndjejë detyrim moral që të jemë pjesë e sajë dhe në të ardhem .

Si ka qenë sipas jush Skënderbeu I sezonit që sapo përfundojë ?

Duhet pranuar se ka qenë një sezon e shoqërur me oshilacione. Duke qenë se vinim pas gjashtë titujsh kampion, natyrshëm pritshmëria ka qenë më e madhe. Oshilacionet erdhën pasi skuadra ndërroi tre trajnerë dhe kjo nuk është pak. Trajneri Agostineli nuk ju përshtat sa duhet skuadrës. Në fazën e fundit skuadra zhvilloi ndeshje të mira, duke qenë rival për titullin kampion deri në javën e fundit.

Të enjten keni zhvilluar ndeshjen e parë për turin e treë të Europa League, ndaj Mllada Boleslav, a mendoni se ky ishte rezultati real I ndeshjes ?

Absolutisht që jo. Duhet pranuar se skuadra nuk u shpreh sa duhet në fushën e lojës dhe kjo më tepër në pjesëe parë të ndeshjes. E thënë shkurt skuadra në ndeshjen ndaj cekëve, paraqiti dy tabllo loje: Një të parë me pak lëvizshëmri në fushën e lojës dhe një të dytë mjaft të mirë me një qarkullim të kënaqshëm të topit. Nuk mendoj se është defect, por thjesht nuk po hynim në ritimin e lojës sonë.

Duke qenë se tashmë keni krijuar një die rreth kundërshtarit , jeni optimist se do t’I kaloni cekët Mllada Boleslavit…?

Absolutisht se po. Jam optimist se skuadra do të hyjë në ndeshjen e dytë shumë më ndryshe nga ndeshja e parë. Jo vetëm që do të jemi më të motivuar por do të kemi dhe përkrahjen e sportadashësve tanë të mrekullueshëm dhe kjoi nu është pak për një skuadër që kërkon suksesin.

Me kontigjentin që ka skuadra mendoni se do I arrini ndeshjet në grupe të Europa League?

Në futboll ka një thënie se ndeshjet duhet të merren një e nga një. Me këtë dua të them që në rradhë të parë duhet të kalojmë ndeshjen e rradhës që e kemi ndaj Mllada Bolesllav. Dihet se nga turn ë tur ndeshjet sa vijnë e vërshtisohen, por kontigjenti që ka skuadra ka ekeperiencën e duhur për të përballuar me sukses me cdo kundërshtar.

A mendoni se skuadra juaj në kampionatin e ri do të jetë me profilin e kampionit?

Klubi ynë objektivat I ndërton me filozofinë e fitimin e trofeve. Si me mua ashtu dhe pa mua, skuadra do të hyjë në garë për të fituar trofetë . Ky është objektivi kryesor I skuadrës në cdo sezon futbollistik.

Një vlerësim për skuadrat shqiptare në kupat e Europës?

Për Kukësin më erdhi shumë keq. Pavarësisht se u eleminua skuadra kuksiane zhvilloi ndeshje të kënaqshme.KJo është çështje fati.

Ju faleminderit

Orges Shehi

Ditelendja :25.09.1997
Skuadrat ku është aktivizuar: Bylis, Teuta, Vllaznia, Partizani, Besa, Skenderbeu ( është aktualisht ),
TRofetë e fituar : Teuta ( 1 kampionat dhe 2 kupa të Shqipërisë), Besa ( 1 kupë), Skeënderbeu ( 6 tituj kampion dhe dy Superkupa)
Ndeshje të zhvilluar më skuadrën përfaqsuese : Gjashtë
Ndeshje të zhvilluar me skuadrën përfaqsuese të U21 : Dhjetë
Fitues I topit të artë.
Rekrdmen I ndeshjeve të zhvilluar në kampionatin shqiptar mbi 600
Medalje nderi te kombit shqiptar,
Qytetar nderi në qytet Korcë dhe Vlorë.

Comment

*