Sherifi: As Vetëvendosje e LAA nuk i kanë “numrat”

Prishtinë, 9 gusht 2017 – Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, në takimin konsultativ të përfaqësuesve të partive politike parlamentare, ka thënë se as Vetëvendosja dhe Koalicioni LAA nuk i kanë votat për krijimin e institucioneve dhe në çdo rrethanë PAN-i është koalicioni më i madh.

Sherifi ka kërkuar që partitë të pajtohen së pari për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e më pas të diskutojnë për formimin e qeverisë.

“Dje nga deklaratat e Hotit u mor vesh që as këta nuk i kanë 61 vota, sepse edhe këta janë të ndarë. 32 vota i ka ‘Vetëvendosja’, kurse 29 i ka LAA, por nuk janë bashkë. Në çdo rrethanë po mbesim koalicioni më i madh. Do të ishte mirë që të arrijmë pajtim t’i ndajmë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit veç, e kur të vijë radha për Qeverinë të diskutohet pastaj”, ka thënë Sherifi, raporton KTV.

Në takimin e kaluar konsultativ të përfaqësuesve të partive parlamentare, përfaqsuesit e PDK-së dhe AAK-së kanë kërkuar që votimi për kryetar të kuvendit dhe për kryeministër të bëhet “në pako”, në të njëjtën seancë të Kuvendit. (r.m.)

Comment

*