Sheshel: BE do të na i rrëmbejë edhe Vojvodinën e Rashkën

Beograd, 3 janar 2018 – Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, ka thënë se Serbia duhet t’i thotë “jo” Perëndimit dhe të mos pranojë të hyjë “në robërinë” e Bashkimit Europian.

“Pushteti duhet përfundimisht të përcaktohet, sepse është koha e fundit të bëhet qartas me dije se më nuk mund të rrihet dy karrige. Shantazhet e Perëndimit nuk do të pushojnë. Nuk ka asgjë nga Bashkimi Evropian, Perëndimi nuk heq dorë nga presioni për ta njohur Kosovën dhe për t’i vënë sanksione Rusisë. Perëndimit duhet thënë vendosmërisht ‘jo’’, citohet Sheshel nga portali “Novostionline”.

Sipas Sheshelit, Bashkimi Evropian synon t’ia “rrëmbejë’ Serbisë edhe Vojvodinën dje rajonin e Rashkës.

“Serbia ose do të përcaktohet për aleancë dhe integrim me Rusinë ose do të hyjë në robëri të BE-së që në perspektivë do të thotë suspendim të Republikës Serbe dhe rrëmbim të Vojvodinës e të rajonit të Rashkës”, ka theksuar Sheshel, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*