Shkëmbi bie te Kalaja, bllokon rrugën Vlorë-Orikum

Një masiv shkëmbor është shkëputur në vendin e quajtur “Kalaja” në qytetin e Vlorës, dhe ka rrezik që të vazhdojnë shkëputje të tjera.

Për këtë policia e Vlorës bën të ditur se ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të mjeteve në të dyja akset rrugore Vlorë-Orikum, një nga akset rrugore më të frekuentuara për shkak të sezonit turistik.

Policia i kërkon udhëtarëve të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor nga Uji Ftohtë në drejtim të Orikumit apo anasjelltas. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

/ Top Channel

###

Një pjesë shkëmbi në zonën e plazhit të quajtur “Kalaja” në Vlorë është shkëputur rreth orës 12:30 të ditës së sotme.

Nga informacionet e para nga gazetarja e Ora News Jerola Ziaj, mësohet se pjesa e shkëmbit ka rënë mbi një makinë të parkuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum pasi rrezikohet që të ketë dhe shkëputje të tjera

Prefektja Etjona Hoxha deklaroi se do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu u kërkohet udhëtarëve me automjete të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës./OraNews

Comment

*