Shkencëtarët kanadezë zbulojnë ilaçin kundër kancerit të mushkërive

Split (Kroaci), 5 korrik 2017 – Shkencëtarë kanadezë kanë zbuluar ilaçin kundër kancerit të mushkërive. Ai do të jetë në qarkullim brenda gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh.

Kështu ka paralajmëruar Igor Stagljar, profesor i sektorit të biokimisë dhe të gjenetikës mjekësore në Universitetin e Torontos, raportojnë mediet kroate.

Stagljar e ka bërë këtë njoftim në Konferencën Ndërkombëtare në Split.

Ai ka thënë se tashmë ka përfunduar studimi trevjeçar i tij dhe se tani ai është i sigurt 100 për qind se e ka zbuluar ilaçin për llojin më të shpeshtë të kancerit të mushkërive.

“Deri tash nuk kam guxuar të flas për këtë, por as nuk kam dashur të them gjë publikisht për diçka që nuk është 100 për qind e sigurt. Por, tani mund të them se po dalim me ilaçin kundër formës më të shpeshtë të kancerit të mushkërive”, ka thënë Stagljar, transmeton Koha.net.

Bëhet fjalë për kancerin e mushkërive të shkaktuar nga mutacione në proteinën EGFR.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, prej të cilës çdo vit vdesin 1,6 milionë njerëz”, ka thn Stagljar. (r.m.)

Comment

*