‘Shkëndija” e Tetovës bëhet kampione e Maqedonisë

Tetovë, 22 prill 2018 – “Shkëndija” e Tetovës është shpallur zyrtarisht kampione e Maqedonisë, ndonëse kampionati atje do ende edhe 7 javë që të përfundojë.

Kuqezinjtë dominuan totalisht këtë sezon, duke mposhtur dhe nxjerrë nga të gjitha objektivat skuadrën krenari të Maqedonisë, Vardarin.

Në stadiumin e Tetovës, skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani e mposhti sot Shkupin 2 me 0 dhe e siguroi titullin e kampionit.

Grupi i tifozëve të “Shkëndijës”, “Ballistët”, lojtarët, presidenti dhe i gjithë stafi drejtues kanë festuar titullin pas përfundimit të ndeshjes së sotme me Shkupin.

Skuadra e Tetovës ka treguar një organizim perfekt këtë sezon gjë që ka bërë që titulli i kampionit të mos vihet në dyshim asnjë moment.

Por, “Shkëndija” do të luftojë edhe për Kupën e Maqedonisë, ku ka arritur deri në finale. (r.m.)

Comment

*