“Shkëndija” e Tetovës nuk i rezistoi furisë së Milanit

“Shkëndija” e humbi 6 me 0 ndeshjen e parë kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Europës, e cila u zhvillua në Stadiumin “San Siro”, në Milano.

Golat për Milanin i shënuan: Andre Silva e Rikardo Montolivo nga dy, dhe Borini e Antonelli nga njw.

Lojtarët e “Shkëndijës” nuk i shpërblyen tifozët e tyre besnikë, “Ballistët”, shumica e të cilëve udhëtuan në mënyrë të organizuar, me 17 autobusë të nisur nga Tetova dhe nga qytetet tjera të Maqedonisë.

Ata nuk e përballuan ekipin cilësot të Milanit, i cili këtë verë investoi shumë në përforcime të reja.

Në fazën e mbrojtjes, lojtarët e “Shkëndijës” ishin shumë të ngadalshëm dhe konfuzë, kështu që lojtarët kundërshtarë krijuan me lehtësi shanse për të shënuar. Me pak më shumë fat, Milani mund të kishte shënuar edhe ndonjë gol.

Edhe në fazën e mesfushës dhe të sulmit, lojtarët e klubit tetovarë ishin të ngadalshëm dhe nuk arrinin të përballonin presionin e lojtarëve kundërshtarë. Sulmuesit e “Shkëndijës” nuk arritën të rrezikojnë asnjëhereë seriozisht portën e portierit të Milanit, Donnaruma. Në fakt, ata arritën të gjuajnë në portën e gardianit italian gjithsej dy apo tri herë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme, në Shkup.

Klubi Futbollistik “Shkëndija” nga Tetova ka marrë rrugën e rritës e zhvillimit prejse në krye të saj erdhi biznesmeni dhe altruisti i madh shqiptar, Lazim Destani, pronar i kompanisë së madhe multinacionale “Ecolog”. (r.m.)

Comment

*