Shkolla Normale e Bukureshtit

Adil Fetahu

Me 10 maj 1892, ne Bukuresht u hap Shkolla Normale Shqipe-Vllehe. Drejtor i saj u emerua Nikolla Naco, i cili njeherit ishte kryetar i Shoqerise “Drita” te Bukrueshtit

* * *

Lufta per mesimin dhe perdorimin e gjuhes shqipe ishte kerkese themelore e rilindasve tane, prej gjysmes se dyte te shekullit 19. Per ta ruajtur, perhapur e shkruar gjuhen shqipe, behej nje perpjekje e madhe, ne menyre individuale ose te organizuar, neper shtepi private, ne shkollat ne gjuhe te hueja etj. Ne trojet e kater vilajeteve shqiptare kishte ma se 1200 shkolla ne gjuhen turke, me se 1000 aso ne gjuhen greke dhe me se 300 ne gjuhen bullgare, serbe e vllehe, por asnje ne gjuhen shqipe! Prandaj, rilindasit tane u desh te benin pune, perpjekje e sakrifica te medha per mesimin e gjuhes shqipe, me alfabete te ndryshme te kohes.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) i dha impuls levizjes per shkollen kombetare, duke kerkuar hapjen e shkollave shqipe dhe perdorimin e gjuhes shqipe ne administrate dhe botimin e librave shqip. Vecse per te hapur shkolla shqipe, nevojiteshin mesues. Kete detyre e kryenin, aq sa mundnin, haptas ose fshehtas, intelektualet e shkolluar ne shkollat e huaja. Shoqerite kulturore te formuara brenda ose jashte trojeve shqiptare dhane kontributin ma te madh ne kete drejtim. Kryetari i Shoqerise “Drita” te Shqiptareve ne Rumuni, Nikolla Naco, me 10 maj 1892, hapi Shkollen Normale ne gjuhen shqipe dhe vllehe.

Shkolla ishte e profilit pedagogjik dhe mesimi zhvillohej nga 11 lende. Kuadri mesimor ishte nga radhet e profesoreve me te njohur universitare te Bukureshtit. Ata nuk ishin te perhershem ne kete shkolle, por angazhoheshin per cikle te ligjeratave, sipas planit mesimor te specializuar. Shkolla kishte internatin per 15 nexenes te zgjedhur, te cilet pervec banimit dhe ushqimit kishin edhe veshmbathjet me shpenzimet e Shoqerise “Drita”. Shkolla kishte Rregulloren, me te cilen ishte rregulluar puna dhe jeta ne shkolle e ne konvikt. Ne Rregullore (neni 22-23) ishte percaktuar se “Mesonjesit e kesaj Shkolle do te dergohen … ne Shqiperi, Bullgari, Mal te Zi… per te hapur shkolla shqipe. Keta do te kene nje rroge te mire sipas vendit ku do te jene. Keta apostuj Shoqeria “Drita” do t’i ruaje si gjene me te shtrenjte te kombit, nga cdo e keqe, me fuqine e saj dhe me para. Kesisoj apostujt nuk do te kene ndonje nevoje tjeter pervec te punojne me gjithe fuqine per te shndriturin njet (qellim) te cilin Shoqeria ua ka mbesuar. Cdo rrezik qe t’u vine ketyre shenjtoreve, Shoqata eshte borxh t’u ndiejej familjes tyre sa te rrojne”!

Shkolla ishte shnderruar ne nje fole kombetare ne mergim, ne te cilen moren mesime qindra te rinje e te rritur, disa prej te cileve u bene te njohur si iluministe, letrare, patriote e revolucionare te permendur, si Dervish Hima, Kristo Luarasi, Jashar Erebara (te cilin une e quaj “Rilindasi i Podjeves”, sepse ka lindur dhe jetuar 5 vjet aty), Shahin Kolonja, Mihal Grameno, Asdreni, Kosta Trebicka e shume te tjere.

E perkujtova ne kete 126-vjetor, qe te mos e harrojme se, megjithate, ajo ishte shkolle per te pergatitur mesues per shkollen shqipe dhe ishte 17 vjet para Shkolles Normale te Elbasanit.

2 Responses to “Shkolla Normale e Bukureshtit”

Read below or add a comment...

  1. Thanas L. Gjika says:

    Zoti Adil Fetahu, ju pergezoj per kete shkrim perkujtimor.
    Ju lutem, nese keni mundesi, botoni ketu ne gazeten Illyria rregulloren e kesaj shkolle normale rumuno – shqiptare te Bukureshtit qe hapi Nikolla Naco me ndihmen e qeverise rumune.
    Une kam hartuar studimin “Mihal Grameno – jeta dhe vepra” DDS Durres 2012, 503 f., por kete rregullore nuk e kam pasur ne dore. Te dhenat per kete shkolle i kam nxjerre nga disa shkrime te vete Gramenos.
    Respekte.

  2. Adil says:

    Pershendetje zoteri Thanas L.Gjika,
    Ju falemnderit per botimine e shkrimit tim te shkurter per Normalen Shqipe-Vellehe te Bukureshtit.
    Nje shkrim pak ma te gjate (3 faqe tekst) e kam derguar ne gazeten dhe portalin “Shqiperia Jone” dhe gazetes “Kosov Sot”. Do t’ua dergoj edhe juve.
    Tekstin autentik te Rregullores se Shkolles Normale Shqipe-Vellehe, nuk e kam as nuk kam mund ta gjeje.
    Sidoqofte, elementet e saj te shumta i kam gjetur ne librin e prof.dr. Ismet Dermakut (ish-drejtor i Arkitivit te Kosoves): “Nikolla NNaco – Korca – apostul i shqiptarizmit”, botim i vitit 2000.
    Do i nxjerre te gjitha ato elemente te Rregullores qe permbane libri i permendur, dhe do t’ua dergoj. Rregullorja ka pasur gjithsejt 23 nene, dhe nga libri shihet se cfre rregullohej me to.
    Libri permbane nje numer letrash komunikimi midis Nikolla Nacos dhe rilindasve e personaliteteve tjera te kohes: Asdreni, Konica, Visr Dodni, Ibrahim Temo,Noli, dhe personaliteteve rumune e te tjere.
    Nderkohe, mund t’ua dergoj here pas here permbajtjen e atyre letrave, qe mund te jene me interes per lexuesit tuaj.
    Ju fale me shendet,
    Adil Fetahu, Prishtine

Comment

*