Shkolla shqipe “Gjuha jone” – Filadelfia

Me 19 maj, shkolla shqipe, ne Filadelfia, feston 15 Vjetorin e Themelimit dhe punes se saj te suksesshme

 

Ne stilin e poezise se tradites

 

Nga Sadik Elshani

 

Çdo te diel sa fort gezohem
N’ mengjes heret kur une zgjohem
Se me nenen/babin n’shkollee do te shkoj
Shoke e shoqe atje t’takoj
Gjuhen shqipe te mesoj
Gjuhen e rrjedhshme si valet e Drinit
N’vjersha t’Mjedes e Naimit
Eshte shkolla shqipe “Gjuha Jone”
Qe ne femijet na bashkon
Sa bukur ky emer tingellon
Ngjalle dashurine per kombin tone
Me buze ne gaz mesuesja na pret
Fillojme mesimet shpejt e shpejt
Abc-ne ne mesojme
Shkronjat e arta bukur shqiptojme
Shkruajme paster, rrjedhshem lexojme
N’gjuhen shqipe kenge kendojme
Vjersha t’bukura recitojme
Mesojme çdo gje per Shqiperine
Artin, kulturen, letersine
Gjeografine e historine
Mesojme traditat e te parit
Mikpritjen, trimerine, besen e shqiptarit
E ne kohen tone te lire
Shqiptarisht lozim me shume deshire
Tani kur t’shkoj ne Shqiperi
Shqip do te flas me njerezit e mi
Me padurim, mezi po pres
Gjysherit shqip t’i pershendes
Gjyshja perrallat shqip t’m’i tregoje
Se çdo fjale une e kuptoj
Do t’u them t’gjitheve fare pa frike
Kam mesuar shqipen ne Amerike
Fort mire jemi t’organizuar
Shoqaten tonw kemi krijuar
Aty gjejme plot bashkatdhetare
Qe ngrene lart emrin shqiptar
Shqiptarizmin e mbajne gjalle
Per kete jane shume krenar
At Gjergj Fishta qofte bekuar
Per ate mallkimin qe ka leshuar:
“Pra, mallkue njai bir shqyptari
Qi kete gjuhe te Perendis’,
Trashigim, qe na la i Pari,
Trashigim s’ia len ai fmis,
Edhe atij, po iu thafte goja,
Qe perbuze kete gjuhe hyjnore;
Qi n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,
Flet e t’veten e len mbas dore”.
Pra, te gjithe shqiptaret ai i therret
Shqip t’u flasin femijve te vet
Jemi te vegjel, por mire e dime
Gjuha shqipe mban shqiptarine.

Sadik Elshani

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Comment

*