Shkon në 1,350 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në provicën kineze Hubei është raportuar për 242 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusit vetëm ditën e mërkurë. Kjo ishte dita më e zezë në Hubei prej se është regjistruasr infeksioni me koronavirus.

Përveç vdekjeve, është raportuar se të mërkurën në Hubei janë identifikuar edhe 14.840 persona të prekur nga ky virus.

Rastet e reja në këtë provincë kanë dërguar në 1,350 numrin e të vdekurve dhe pothuajse në 60,000 numrin e atyre që janë infektuar nga ky virus.

Siopas raportimeve, deri të mërkurën, numri i personave të prekur nga koronavirusi në Hubei ishte duke u stabilizuar.

Vetëm disa orë pasi janë bërë të ditura të dhënat e reja, autoritetet kineze i kanë shkarkuar nga puna dy zyrtarë të lartë të provincës Hubei.

Më herët gjatë kësaj javë ishte raportuar se një varg zyrtarësh shëndetësorë janë larguar nga puna pas shtimit të numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Provinca Hubei, në të cilën gjenden gati 80 për qind e të prekurve me virus, tani po përfshin në listën e rasteve të konfirmuara dhe “personat e diagnostikuar klinikisht”.

Kjo nënkupton se aty gjenden personat që kanë simptoma të virusit dhe ata që kur kanë kryer skanime kanë rezultuar se kanë mushkëri të infektuara. (r.m.)

Comment

*