Shoqata e mirënjohur “Ana e Malit” mbajti Kuvendin vjetor

Veprimtaria filloi me një koncert të bukur dhe mjaft mbresëlënës në skenë

 

Nga Keze Kozeta Zylo

Shoqata e mirënjohur “Ana e Malit” nën drejtimin e kryetares znj.Emmie Salaj organizoi në Auditoriumin e Intermediate School 2 në Staten Island Kuvendin vjetor. Këtë vit Bordi drejtues i “Anës së Malit” e kishte menduar ndryshe mbledhjen vjetore duke shfaqur më parë një koncert të bukur dhe mjaft mbresëlënës në skenë.
Salla filloi të mbushej dhe njera anë e saj dukej e dielltë me grupin “Freskia” që përbëhet nga të rinjtë e Anës së Malit. Ata ishin veshur me kostumet tradicionale dhe fytyrat e tyre ndrinin nga bukuria rinore.
Ndonëse vërtetë të bëhet zemra mal, të ngazëllehet shpirti kur shikon kaq shumë të rinj që marrin pjesë në aktivitete të komunitetit, por përsëri kur bisedon me kolege, drejtues të shoqatave, bashkatdhetarë ndajmë të njejtin shqetësim, të njejtin dhimbje se ikja e shqiptarëve nga trojet e të parëve është një tragjedi kombëtare, dhe tragjeditë i ndalojnë burrat e mençur kur mblidhen në kuvend të burrave dhe betohen për Kombin.
Programi ka filluar me hymnet kombëtare amerikane interpretuar nga Aleksander Gjeloshi, Ajete Zaga dhe Rilinda Llola, ndërsa hymni shqiptar u interpretua nga artisti i mirënjohur Gezim Nika.
Aktivitetin e ka hapur zonja Emmie Salaj e cila midis të tjerash tha:
Mirë se vini në takimin tonë të Kuvendit 2018. Jemi aq të ngazëllyer që t’ju kemi të gjithë këtu sot. Duke ditur që unë kam 90 sekonda të vëmendjes së pandashme për të prezantuar siç duhet programin e sotëm (me të vërtetë që jam duke qeshur ne jemi shqiptarë, do të isha me fat nëse kam 30), qe te mbaj këtë pjesë të shkurtër dhe të ëmbël. Ky mëngjes ka të bëjë me fëmijët tanë dhe përpjekjet e tyre mahnitëse këto muajte e fundit.
Unë jam e frymëzuar personalisht nga puna e madhe e fëmijëve tanë dhe gjithçka që ata i kanë kushtuar këtij programi. Unë jam krenar për ta dhe gatishmërinë e tyre për të shkuar përtej rehatisë. Ata kanë krijuar një lidhje të fortë me njëri-tjetrin dhe kulturën e tyre që nuk është gjithmonë e lehtë këtu në SHBA. Kjo ishte dhe do të vazhdojë të jetë misioni i këtij programi dhe i shoqatës sonë!
Të gjithë ju duhet të keni marrë programin tonë me hyrjen në teatër. Ne kemi një përzgjedhje të fuqishme të shfaqjeve këtë mëngjes të pritur nga moderatorja e ceremonisë Rilinda Llolla. Menjëherë pas shfaqjeve në mëngjes, ne do të marrim një pushim të shkurtër dhe do të shkojmë drejtpërdrejt në seancën tonë të asamblesë. Unë kërkoj që të gjithë ju të qëndroni për të dy segmentet pasi është kritike sepse si komunitet duhet të kuptojmë se çfarë duhet për të nxjerrë këto aktivitete dhe të gjithë mbështetjen e nevojshme gjatë rrugës. Mbështetja dhe donacionet tuaja, çdo gjë e bëjnë te mundur.
Pres me padurim këtë pasdite qe te jap një pasqyrë të plotë të përpjekjeve tona vitin e kaluar dhe çfarë do të vijë ne te ardhmen.
Dhe së fundi … Dua të prezantoj grupin tone te krijtuar per here te parë, “Freskia” nga Ana e Malit.
Unë shikoj në këtë audiencë të mbushur me prindërit dhe gjyshërit dhe jam energjike nga të gjitha fytyrat e qeshura. Unë shoh në të gjithë ju magjinë që kemi ndier duke punuar me këta fëmijë të bukur. Dy ditët e fundit kanë qenë të pabesueshme!
Zonjusha Rilinda Llolla ka sjellë në skenë grupin “Freskia” të cilët kanë interpretuar valle të ndryshme të traditës së Anës së Malit, valle me motive të Tropojës dhe motive nga të gjitha trojet që simbolizonin Bashkimin Kombëtar. Grupi “Freskia” ishte përgatitur nga znj.Angjelina Nika dhe u miëprit me duartrokitje nga të pranishmit.
Në këte program kanë performuar si Ajete Zaga: “Mora fjalën” nga Shkurte Fejza, Lisa Pilku nxënëse e Shkollës Shqipe “Alba Life” interpretoi poemën “Skënderbeu”, Sofia Saiti interpretoi poezinë për nënën dhe Elira Dzemaili nxënëse e Shkollës Shqipe “Alba Life” interpretoi vargje nga Nënë Tereza. Ishte një shfaqje me plot patriotizëm, tradicionale dhe solli emocione dhe duartrokitje në sallë.
Pas përfundimit të shfaqjes znj.Emmie Salaj ka falënderuar të gjithë grupin “Freskia”, prindërit, bordin drejtues, udhëheqësen e programit “Freskia” Angjelina Nikën të cilës i dhuruan buqeta me lule në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e saj për vallet tradicionale. Ka falënderuar znj.Melinda Gjeloshi dhe znj. Mina Salaj pa të cilat s’do te kishte qenë kurrë e mundur.
Znj.Salaj falënderoi TV “Alba Life” si suportuesit më të medhenj të Anës së Malit.
Falënderimi nga Bordi drejtues ka shkuar dhe për Nadia Hodzic dhe Jason Nika për frymëzimin dhe pasionin e tyre për përgatitjen e aktivitetit.
Ishte një e diel me shfaqje me plot patriotizëm, tradicionale dhe solli emocione dhe duartrokitje në sallë që do të kujtohen gjithmonë.

10 qershor, 2018
Staten Island, New York

Comment

*