Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizonës” – një derë e hapur për aktivitevetet kulturore të mërgimtarëve tanë

Nga Lulzim Mulliqi

Ne Komunitetin shqiptaro-amerikan te shtetit te Arizones kemi disa Shoqata qe me punen e tyre ne faza te ndryshme te funksionimit te punes kane dhene nje kontribut te vecante per interesin e pergjithshem te mergates sone. Njera nga Shoqatat me aktive e komunitetit shqiptar qe funksionon tash e dy dekada ne Feniks (Phoenix) te shtetit te Arizones eshte Shoqata me e vjeter e ketij komuniteti me emertimin” Shqipe e Arizones”. Kete Shoqate e karakterizojne veprimtarite e shumta kulturore qe ka organizuar keto vitet e fundit, per shqiptaret e Arizones. Disa nga aktivitetet e kesaj Shoqate jane organizimet me rastin e pervjetoreve te festes se Pavaresise se shtetit shqiptar, pastaj festa shteterore e Pavaresise se Kosoves, simpozuimin per Historine e Shqiperise dhe te Gjuhes Shqipe, i pari organizim i ketij lloji ne diaspore shqiptare te Amerikes etj. Sipas kryetarit te Bordit te kesaj Shoqate, z. Florim Ymeri, i cili theksoi per gazeten tone” Illyria” se ishte kenaqesi per komunitetin tone qe per nje vizite tre ditore qendroi Ambasadorja e Shqiperise ne SHBA, zonja Floreta Luli-Faber, e cila zhvilloi nje aktivitetet te dendur me stafin akademik ne Arizona State University (Universitetin Shteteror te Arizones), pastaj takimi me studentet shqiptare, te cilet studiojne ne ASU, takimi mjaft i suksesshem me perfaqesueset e Shoqates se Grave ne Arizona dhe ne diten e fundit te vizites se saj ishte mjafte mbeeselenes takimi me anetaret e komuniteti tone ne Arizona me bashkekombasit tane qe punojne, veprojne dhe jetojne ne kete shtet e larget te Amerikes. Ky aktivitetet i rendesishem kombetar dhe kulturore per komunitetin tone u mbajt ne restorantin “NIC’K DINER”, me pronare bashkeatdhetarin tone te nderuar, Nikollas Arapi, i cili shquhet me bujarine, mikpritjen zakonore dhe tradicionale shqiptare, ku me plot gojen mund te themi se restoranti i tij eshte shnderruar ne nje qender te madhe kulturore per komunitetin tone dhe eshte gjithmone nje dere e hapur per shqiptare e Arizones. Madje, z. Nikolla Arapi eshte nje mbeshtetes i fuqishem i shume aktiviteteve tona kombetare dhe kulturore qe zhvillohen ne shtetin e Arizones. Gjate qendrimit te saj tre ditor ne shtetin e Arizones,
Ambasadorja Faber zhvilloi nje takim edhe me drejtues dhe profesore te Qendres Melikan prane Universitetin Shteteror te Arizones, per nje pune mbi 16-vjecare ne ofrimin e gjuhes Shqipe, per studentet amerikane ne Departamentin e gjuheve te rralla.
Nje pune e perkushtuar e kesaj qendre ka bere te mundur qe gjuha shqipe te flitet nga nje numer studentesh amerikane, nje pjese e te cileve tashme e kane vizituar Shqiperine. Me kete rast biseda perfshiu edhe nje numer pyetjesh qe kishin te benin me punen e
Ambasades se RSH ne Uashington per te forcuar partneritetin me SHBA-te, bashkepunimin me diasporen shqiptare dhe projektet me te rinjte.
Gjithashtu Ambasadorja Faber u takua edhe me nxenesit dhe mesuesit e shkolles shqipe ne Arizona si dhe me Shoqaten Shqiptaro-Amerikane te Grave te Arizones. Nderkaq, ne diten e fundit te qendrimit te saj zyrtar ne shtetin e Arizones, Ambasadorja e shtetit shqiptar, zonja Faber, me njeren nga ambientet e restorantit “NIC’K DINER’, prone e bashkeatdhetaret tone, Nikolle Arapi, u takua edhe me anetaresine e gjere dhe perfaqesues te Shoqates “ Shqipe e Arizones”, ku kete takim e shpalli te hapur ish presidenti i kesaj Shoqate, z. Remzi Barolli, i cili pasi pershendeti te gjithe pjesemarresit e pranishem e ftoi ne foltore, Ambasadoren Floreta Faber. Ajo ne fillim i pershendeti bashkeatdhetret tane dhe i informoi mbi punen e Ambasades se Shqiperise dhe projktet mbeshtetese per diasporen tone. Gjithashtu ajo theksoi se Kosullatat e Shqiperise dhe te Kosoves jane ne sherbim te qytetareve shqiptare nga te dy shtetet si nga Shqiperia dhe Kosova, per ti pajisur bashkeatdhetaret tane me leternjoftime biometrike dhe pasaporta shqiptare, perkatesisht kosovare edhe permes sherbimit online. Ambasadorja Faber theksoi edhe bashkepunimin e shkelqyer qe ekziston mes ambasades se RSH dhe Republikes se Kosoves nje Uashington. Gjithashtu ajo theksoi se me legjislacionin e ri te shtetit shqiptar eshte parapare qe edhe mergimtaret tane do te mund te votojne dhe parishikohen qe tre deputete nga diaspora e Amerikes do te perfaqesohen ne te ardhmen ne Parlamentin shqiptar. Ne fund perfaqesues te komunitetit si ish kryetari, Prof Dr. Arben Lasku, pastaj kryetari aktual, Florim Ymeri si dhe anetaret e komunitetit si Resul Shkodta, Zymer Gerbiqi, Eroll Mehmedi, Adved Zylbeari, Eno Kola etj. Ata, adresuan nje varg pyetjesh per Ambasadoren Faber, e cila dha nje mesazh mbreslenes per mergaten shqiptare te Amerikes. Ne kete takim ishte i pranishem edhe fotografi i dalluar i komunitetit tone, z. Eno Kola. Ne fund vlene te permendet se ardhja a Ambasadores per vizite ne shtetin e Arizones eshte propozuar nga anetari me i ri i komunitetit shqiptar te Arizones, z. Vladimir Pulaj. Ndersa takimet ne Universitetin Shteteror te Arizones u mundesuan nga prof. Dr. Shahin Berisha. Vizita ne shkollen Shqipe te Arizones u sponsorizua nga Dr. Elonia Lasku.
Nderkaq Ambasadorja Faber u shoqerua ne keto takimi nga Prof. Dr. Shahin Berisha, Prof. Dr. Arben Lasku dhe kryetari i Shoqates Shqiptaro-Amerikane te shtetit te Arizones, Florim Ymeri.

Comment

*