Short i vështirë për 17 dhe 19-vjeçarët e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës

Përfaqësuesja Shqiptare e 19-vjeçarëre njeh rivalët për fazën kualifikuese të Europianit, turne që do të zhvillohet tetorin e ardhshëm në Shqipëri.

Një tjetër event që UEFA ia beson përsëri FSHF-së, për organizimin e saj të suksesshëm në eventet e mëparëshme, ku më së fundmi mbylli dhe realizoi tre të tillë në muajin tetor.

Sipas shortit të përcaktuar në Nyon të Zvicrës, kombëtarja U-19 që drejtohet nga Erjon Bogdani bën pjesë në Grupin 8 së bashku Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë.

Dy vendet e para të secilit grup (nga 13 gjithsej) kualifikohen për në “Elite Round”. Ndeshjet e grupit të Shqipërisë do të zhvillohen më 10, 13 dhe 16 tetor të 2018-ës.

Në muajt në vijim do të përcaktohen edhe stadiumet se ku do të luhen takimet. Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë ka në program të saj zhvillimin e disa takimeve miqësore deri në startin e kualifikueseve.

Sa i përket Kosovës U-19, ajo është shortuar në Grupin 7 bashkë me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë.

Kualifikueset U-19 (Euro 2019)

Group 8

Ukrainë

Sllovaki

Norvegji

Shqipëri

 

Group 7

Austri

Hungari

Slloveni

Kosovë

Shorti u hodh edhe për 17-vjeçarët e Shqipërisë dhe Kosovës që njohën rivalët për kualifikueset e Europianin e vitit 2019 me zhvillim në Republikën e Irlandës.

Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç u pozicionua në Grupin 8, ku do të ketë përballë Republikën Çeke, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

UEFA ia ka besuar sërish Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e raundit eliminator, pas turneut me sistem grumbullimi të zhvilluar gjatë këtij edicioni, ku kuqezinjtë e vegjël u përballën në kryeqytet me kundërshtarë të nivelit të lartë si Spanja, Kroacia, por edhe me Lihtenshtejnin, skuadër përballë së cilës 17-vjeçarët regjistruan fitoren e vetme të kualifikueseve me rezultatin 5-0.

Ndeshjet e edicionit të radhës në Kampionatin Europian do të zhvillohen në Shqipëri në datat 23, 26 dhe 29 Tetor të vitit 2018.

Dy skuadrat e para në grupe kualifikohen në “Elite Round”, ndërsa atyre u shtohen edhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta.

Në shortin në Nion u përcaktuan gjithashtu edhe kundërshtarët e përfaqësueses së 17-vjeçarëve të Kosovës, që do të luajnë në Grupin 5 përballë dy rivalëve të vështirë si Skocia dhe Zvicra, ndërsa një skuadër e nivelit më të ulët është Qipro.

Kualifikueset U-17 (Euro 2019)

Grupi 8

Republika Çeke

Norvegji

Azerbajxhan

Shqipëri

 

Grupi 5

Skoci

Zvicër

Qipro

Kosova.

www.supersporta.l

Comment

*