Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës me 2500 vrapues nga 40 vende të botës

Për të dytin vit radhazi u zhvillua Maratona e Tiranës, ku morën pjesë 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës

Në garën e 21 km për femra fituese u shpall atletja e njohur shqiptare Luiza Gega duke vendosur rekord, ndërsa u shpreh se një pjesë e çmimit prej 2500 euro që fitoi do të shkojë për personat me aftësi ndryshe. Ndërsa për meshkuj në këtë kategori fitues u shpall Abel Kibet Rop.

Në kategorinë e 10 km, për femra fitoi Olena Popova nga Ukraina, ndërsa për meshkuj Edwin Cheruiyot Melly nga Kenia. Përsa i përket kategorisë së personave me aftësi ndryshe i pari doli Bledar Suxha, i dyti Erblin Karaj dhe i treti, Adem Demushi. Në garë mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, sportistë dhe persona të tjerë të njohur.

Maratona e Tiranës u shndërrua sot në një festë sportive për të gjithë qytetin. Me qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme dolën përgjatë rrugëve të kryeqytetit ku ishte përcaktuar itinerari i Maratonës,  për të mbështetur sportistët pjesëmarrës.

Ndërkohë, ajo që ra në sy ishte numri i lartë i vullnetarëve, rreth 660, që iu bashkuar nismës për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si nga Kryqi i Kuq, Emergjencat Civile, Rrjeti I  vullnetarëve, biznese të ndryshme, ekipi i Tiranës, Eco Volis dhe shkollat e mesme të Tiranës të cilët zgjodhën që këtë fundjavë të linin angazhimet e tyre dhe të kontribuonin për promovimin e qytetit të Tiranës edhe në arenën ndërkombëtare.

Nisur pikërisht edhe nga prania e madhe e pjesëmarrësve nga vendet e tjera, por edhe ata të ardhur nga rrethet, në kryeqytet janë parashikuar një numër aktivitetesh kulturore dhe argëtuese

Çmimet për fituesit e Gjysmëmaratonës së Tiranës

Fituesit për garën 21 km

1-Femer I – Luiza Gega
2-Femer II – Zita Kacser
3-Femer III – Valentyna Kiliarskaja

1-Mashkull I – Abel Kibet Rop – 1.02.
2-Mashkull II – Joel Maina Mëangi – 1.03.42
3-Mashkull III – David Nikolli – 1.07.27

Fituesit për garën 21 km

1-Femer I – Olena Popova
2-Femer II – Relaksa Dauti
3-Femer III – Hellen Jepkosgei Kimutai

Për meshkuj

1-Mashkull I – Edwin Cheruiyot Melly nga Kenya
2-Mashkull II – Laszlo Gregor
3-Mashkull III – Tamash Nagy

We too (persona me aftësi ndryshe) (5 Km)

1-Vendi I – Bledar Suxha
2-Vendi II – Erblin Karaj
3-Vendi III – Adem Demushi

Fituesi i kategorisë 10 km Edwin Cheruiyot Melly për Ora News tha se ishte i lumtur që merrte pjesë në këtë maratonë.

“Jam i lumtur që ndodhem në shqipëri. Kjo ishte hera e parë për mua, organizimi ishte shumë mirë dhe gjithcka shkoi shumë mirë. Ishte një experience shumë e mirë. Kemi pasur mundësi që vullnetarë na garë të na shoqëronin vazhdimisht. Ata na treguan të gjitha drejtimet se ku duhet të kalonim”

Veliaj thyen rekordin e tij në maratonë, merr çmimin e mirënjohjes për organizimin

Ashtu siç edhe kishte premtuar pak ditë më parë publikisht, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, arriti të thyejë rekordin e tij të një viti më parë. Ai garoi në kategorinë 10 km të cilën e përshkroi për 59 minuta e 05 sekonda.

Gjithsesi, ndonëse nuk arriti të marrë një çmim si garues në maratonë, kryetari i Bashkisë së Tiranës u vlerësua me një çmim të veçantë nga Federata e Atletikës për iniciativën dhe organizimin e maratonës. Ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli ai që i dorëzoi Veliajt çmimin e mirënjohjes për kontributin e dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen me sukses të kësaj maratone.

“Unë e theva rekordin tim, nuk mora ndonjë çmim për rezultat të lartë, por unë besoj se është si puna e Tiranës, rëndësi ka që çdo vit të jemi pak më mirë se  viti që kaloi, nëse vazhdojmë me këtë mënyrë besoj se do e kemi qytetin e ëndrrave tona”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa morri çmimin.

Çmimet janë:

Për 21 km çmimi i tretë 1 mijë euro, çmimi i dytë 1500 euro dhe çmimi i parë 2500 euro

Për 10 km çmimi i tretë 400 euro , çmimi i dytë 600 euro dhe çmimi i parë  750 euro

“We too”, çmimi i tretë 500 euro, çmimi i dytë 750 euro, çmimi i parë 1000 euro

Në fjalën e tij përpara nisjes së maratonës, kryebashkiaku Veliaj e konsideroi Maratonën një ngjarje fantastike për kryeqytetin, ndërsa vlerësoi të gjitha strukturat që janë organizuar.

“Ka qenë një përgatitje fantastike. Shpresoj të dalë më mirë se vjet megjithatë dua që gjithashtu t’i japim një duartrokitje atyre që s’janë këtu, por janë 660 vullnetarë, janë 400 policë, janë plot zjarrfikës, shërbimet emergjente, plot pastrues dhe mirëmbajtës që kanë bërë një punë fantastike”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ku shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri.

“Ata që duan të thyejnë rekord, ju uroj shumë sukses, për ata të tjerët që mund të lodhen rrugës, të marrin pak pushim, të marrin pak ujë, të kërkojnë ndihmë nga shërbimet e emergjencës nëqoftë se kanë nevojë, ne të sigurohemi që sot të kënaqemi  dhe të keni një ditë fantastike në Tiranë”, tha Veliaj.

Veliaj bëri të ditur se në përfundim të kësaj gare, të gjithë vrapuesit, por edhe qytetarët e ndryshëm do të kenë mundësi të ndjekin një sërë aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Tiranës, duke e kthyer këtë ditë në një festë për të gjithë. u shpreh ai.

Rrugët që do ndalohet qarkullimi i mjeteve

1- Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.

  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2- Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.

  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush”.

3- Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George W Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e

Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

4- Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:

  • Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.
  • Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.
  • Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.
  • Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.
  • Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

/Oranwws.tv/

Comment

*