Shpallet fletarrest evropian për liderin e përmbysur të Katalonjës

Bruksel /Madrid, 3 nëntor 2017 – Një gjyqtar spanjoll ka shpallur fletarrest evropian për liderin e përmbysur të Katalonjës, Carles Puigdemont, ka deklaruar mbrëmë vonë avokati i tij për rrjetin VTR në Belgjikë.

Prokurorët spanjollë kanë paraqitur fletarrest për zotin Puigdemont dhe katër pjesëtarë të qeverisë së tij të shkarkuar. Të gjithë akuzohen për “rebelim, nxitje të revoltës dhe keqpërdorim të fondeve publike”, si edhe për rolin e tyre në referendumin e kontestuar për pavarësi të këtij rajoni autonom, më 1 tetor.

Asnjëri prej tyre nuk është paraqitur të enjten në një gjykatë në Madrid.

Paul Bekaert, avokat i zotit Puigdemont, i ka thënë rrjetit VTR se pret që autoritetet spanjolle shumë shpejt ta dërgojnë kërkesën për ekstradim te prokurorët në Bruksel.

Por, ai ka paralajmëruar se klienti i tij do të mbetet në Bruksel dhe do të ankohet ndaj çfarëdo lëvizjejepër ekstradim.

Nëntë anëtarë të tjerë të qeverisë së shkarkuar të Katalonjës janë paraqitur në një gjykatë në Madrid për t’u marrë në pyetje. Tetë prej tyre janë dërguar në paraburgim, ndërsa për njërin pritet vendimi për mundësinë e pagesës së kaucionity në shumë prej 50 mijë eurosh për të mos u paraburgosur, raporton Radio Evropa e Lirë. (r.m.)

Comment

*