Shpend Ahmeti bën betimin me Himnin e Kosovës dhe Himnin e Shqipërisë

Prishtinë, 20 dhjetor 2017 – Sot në Prishtinë u bë konstituimi i Asamblesë Komunale dhe bëri betimin kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

Seancën konstituive të kuvendit e udhëhoqu anëtari më i vjetër i Asamblesë, Shefki Gashi.

Pas betimit të asambleistëve të rinj, e bëri betimin edhe kryetari i rizgjedhur, Shpend Ahmeti.

Ahmeti, në adresimin e tij të parë në mandatin e dytë të kryetarit të Prishtinës, u zotua se ai do të punoj me nder e besnikëri me pozitën dhe me opozitën në kuvend.

“Betohem se punën time do ta kryej në frymën e bashkëpunimit, qoftë me pozitën apo opozitën. Nga ju anëtarët e rinj dhe nja ju të rizgjedhurit pres që çdo propozim tonin ta shihni me sy kritik, për të mirën e qytetarit”, ka thënë Ahmeti në fjalimin e tij inaugurues, citon KTV.

Seanca konstituive e asamblesë komunale ka nisur me ekzekutimin e dy himneve; Himnit Shtetëror të Kosovës dhe Himnit të Shqipërisë.

Gjatë dhënies së betimit, asambleistët e Vetëvendosjes kanë vendosur përpara flamuj të vegjël kombëtarë shqiptarë. (r.m.)

Comment

*